Build Skills with our trainings

Sign up now!

Me nevoja të veçanta, por bashkë me nxënësit e tjerë, aty ku edhe e kanë vendin

Dhj 23, 2016

Fëmijët me nevoja të veçanta në Mitrovicë mund të ndjekin mësimet në klasa të rregullta vetëm në një shkollë, atë të arsimit fillor “Migjeni”.

Këta fëmijë kanë probleme në të folur, të parë, të dëgjuar por edhe probleme të tjera.

Mësuesja-mbështetëse e kësaj shkolle Antigona Kabashaj thotë se ka raste kur fëmija është i moshës më madhore, por punojnë me të si me një nxënës të moshës më të vogël.

E.A., 10 vjeçare vijon mësimet në këtë shkollë, tash e dy vite.

“Ajo është në klasën e dytë mirëpo, unë punoj me të si me një nxënëse të nivelit parashkollor, por kjo nuk e pengon atë që të përfshihet në aktivitete mësimore, lojëra madje dhe kuize te ndryshme,” tregon Kabashaj.

Në këtë shkollë është një dhomë mbështetëse ku organizohet mësim me grupe të nxënësve të nivelit të njëjtë, por në këtë dhomë nuk i marrin nxënësit e nivelit parashkollor dhe të klasës së parë, me qëllim që paraprakisht t’i socializojnë me fëmijët e tjerë.

Në fund të çdo gjysmëvjetori mbahet mbledhje me prindin, drejtorin dhe mësuesen.

“Ka raste kur ka sukses, por ka edhe raste kur duhet të përsëritet plani,” thotë mësuesja- mbështetëse Antigona.

Shkollën e këtushme e vijon edhe Sh.P , 8 vjeçar, me probleme me dëgjim. Ai është i integruar në klasë të rregullt që nga klasa e parë.

Mësuesja Fitore Shaqiri shprehet e kënaqur me punën e këtij nxënësi:

“Pavarësisht vështirësive që ka, ai është nxënës i rregullt, i njeh shkronjat, numrat dhe i punon detyrat me rregull. Problemi i vetëm është se ai mban vetëm dy orë mësimore dhe pastaj kërkon të shkojë në shtëpi,” vazhdon ajo.

Drejtori i kësaj shkolle, Hamdi Shyti tregon se kjo është shkolla e vetme në Mitrovicë që bën integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në klasa të rregullta dhe thekson kushtet e mira që u ofrohen këtyre nxënësve në shkollë.

Është viti i dytë me radhë që shkolla fillore “Migjeni” në Mitrovicë, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në bashkëpunim me organizatën “Save The Children”, bën integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në klasa të rregullta.

Aktualisht në këtë shkollë mësojnë gjithsej 14 nxënës me nevoja të veçanta. Me këta fëmijë punohet me plan të specifik i quajtur PIA ( plani individual për arsim), me mësimdhënësit e trajnuar për të punuar me ta dhe me tri mësuese-mbështetëse.

Edina Avdiu

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM