Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatët për deputet të subjekteve politike ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 134 vendvotimeve.
Paneli nuk ka treguar se cilat vendvotime do të rinumërohen.
Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, thuhet në postimin në Facebook e PZAP-së.