Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryeshefi ekzekutiv i N.P.L. Prishtina Parking, Sokol Havolli priti në takim drejtorin e Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, me të cilin zhvilluan diskutime për bashkëpunim ndërmjet dy entiteteve.
Si rezultat i diskutimeve Havolli dhe Gërvalla u pajtuan përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të mbështesin institucionet që përfaqësojnë.
Marrëveshja në fjalë adreson disa pika të rëndësishme për dyja palët duke përfshirë hapësira informuese vizuele për qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me mënyrat e funksionimit dhe rregullimit të parkingjeve në Prishtinë, gjë e cila është në benefit të përgjithshëm për qytetarët e Kosovës, e sidomos Prishtinës. Në të njëjtën kohë Prishtina Parking do të vë në dispozicion shërbimet e saj me qëllim që Radio Televizioni i Kosovës të ketë lehtësime të rëndësishme në realizimin e funksionit si transmetuesi i vetëm publik në vend, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.