Build Skills with our trainings

Sign up now!

Byzylykët me penj, të pëlqyer edhe në Kosovë

Sht 28, 2015

Vitet po kalojnë por vlera e gjërave të punuara më dorë nuk po humbet.  Një çantë, një shall apo një byzylyk i punuar me dorë zgjon kurreshtjen e të gjithëve dhe pëlqehet në masë të madhe.

Byzylykët që botërisht njihen me emrin “bracelets” të punuara nga llojet e ndryshme të penjve përdoren shumë nga vajzat e moshave të ndryshme

Shumë prej vajzave i blejnë të gatshme, por ka edhe vajza që u pëlqen të merren me punimin e tyre.
Vjollca Islami është një vajzë e re nga Prishtina e cila edhe pse studion për psikologji, kohën e lirë e kalon duke punuar byzylykë me penj të ngjyrave të ndryshme.
Sikur shumë vajza të tjera, edhe Vjollca pëlqen gjërat unike. Prandaj, ka vendosur  ta shpreh kreativitetin e saj përmes punimit të byzylykëve “bracelets”.

Më mjafton të kem ‘topa të penjve’ me ngjyra të ndryshme, gërshërë, ambient shtëpie të rehatshëm dhe ideja për t’i kombinuar ngjyrat dhe zgjedhja e modeleve është e natyrshme” tregon Vjollca për KosovaLive.

Vjollca herë-herë i poston në rrjete sociale byzylykët e punuar të cilët pëlqehen shumë nga familja dhe rrethi i saj shoqëror.
Me kalimin e kohës, ajo ka filluar të njihet edhe nga persona të panjohur për punën e saj. Si rrjedhojë, Vjollca ka kërkesa nga të rinjtë që e pëlqejnë punën e dorës dhe gjërat unike.

Puna  ime me pagesë deri tani ka qenë Konferenca për teknologji në kuadër të DokuFest-it, DOKUTECH. Byzylykët e mi kanë qenë identifikim për hyrje dhe prezencë në konferencë. Për mua ka qenë më se privilegj të shoh folës dhe pjesëmarrës të vendeve të ndryshme me punën time në duar”.

Sigurisht që një punë e tillë nuk është edhe aq e lehtë. Kombinimi i ngjyrave, dizajnet e ndryshme kërkojnë padyshim kohë e durim, sepse siç tregon edhe Vjollca, fijet e penjve ndonjëherë janë të lodhshëm për syrin.

Në shumë vende të botës byzylykët me penj janë simbol i miqësisë. Shoqet e afërta i dhurojnë njëra-tjetrës “bracelets” për të treguar rëndësinë e shoqërisë së tyre.

/Medina Mehmeti – Vajzë Dëgjohu/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM