Build Skills with our trainings

Sign up now!

Tryeza:”Pajtimi nga perspektiva e rinisë”

Dhj 7, 2015

Sot me 5 nëntor, prej orës 11:00, në zyret e KosovaLive në Prishtinë u mbajt tryeza e rrumbullakët me tematikën “Pajtimi nga perspektiva e rinisë”.
Kjo tryezë u organizua nga organizata mediale KosovaLive dhe Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë (NUNS) në kuadër të projektit KosovaSerbia LIVE.
Tryeza që në fokus pati sfidat që e kanë përcjellë procesin e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, identifikimin e qasjeve më efikase, rolin e institucioneve dhe komunitetit kundrejt rolit individual dhe rolit të rinisë, u hap nga drejtori i KosovaLive, Kelmend Hapçiu dhe u moderua nga Mimoza Telaku, nga Programi për menaxhim dhe zgjidhje të konflikteve në Universitetin Ben-Gurion, Izrael.
“Prezenca e rinisë nga Kosova dhe Serbia reflekton një sinergji dhe vullnet të mirë për adresimin e sfidave të cilat hasen gjatë procesit të pajtimit dhe në të njëjtën kohë unifikimin e mundësive dhe potencialeve për të ndihmuar këtë proces”, tha Telaku.
Ajo tha se dihet se pas shumë konflikte të armatosura në shumë vende të botës duke përfshirë edhe kontekstin që jetojmë, arritja e marrëveshjeve të paqes nuk siguron paqe të qëndrueshme. Edhe shumë vite pas konflikteve shoqëria mbetet e ndarë, distanca dhe urrejtja ndëretnike janë shumë të larta.
Visar Haxhifazliu nga Prizreni, menaxher programi IPPSIA, njëri nga panelistët në këtë tryezë foli për eksperiencat e tij me rininë serbe në projekte të ndryshme dhe tha se procesi i paqes nuk definohet vetëm nga politika.
“Këto takime mes rinisë janë mundësi e mirë dhe e vlerë që t’u kujtojmë të tjerëve se procesi i paqes nuk definohet vetëm nga politika. Gjatë këtyre viteve është bërë një punë e madhe por ne ende jemi në proces të përmirësimit të marrëdhënieve dhe larg nga destinacioni për të arritur një pajtim të vërtetë”, tha Haxhifazliu.
Mesazhi i tij ishte që rinia të vazhdojë të flas së bashku, të punojë për zgjidhjen e konflikteve, të ç’rrënjos urrejtjen e të shpëtojë dinjitetin njerëzor.
Edhe Djordje Bojovic, nga Serbia, përfaqësues i Youth Iniciative Human Rights, tha se komunikimi dhe njohja mes të rinjve është shumë e frytshme dhe e nevojshme për përmirësimin e marrëdhënieve duke treguar më gjerësisht për projektin e shkëmbimit.
“Nisma është themeluar për t’i bashkuar të rinjtë nga Kosova dhe Serbia dhe ndër projektet e para ishte dhe shkëmbimi i vizitave. Mendoj se marrëdhëniet që po ndërtohen mes të rinjve të Kosovës e Serbisë, Bosnjës e Kroacisë janë hap i mirë drejt edukimit të të rinjve. Pa përkrahje institucionale ky program ka arritur të shkëmbej vizita të mbi 15.000 personave dhe mendoni sa më i madh do të ishte ky numër nëse edhe institucionet do të ndihmonin”, tha Bojovic.
Aulonë Kadriu, projekt koordinatore në PEN, duke folur për përvojat e saj tha se pranimi që mes Kosovës dhe Serbisë ka barriera është hapi i parë drejt zgjedhjes së këtij problemi.
“Askush nga ne nuk na zgjedhur të jetojë në këto rrethana në të cilat jetojmë por nëse ne vendosemi para aktit të kryer edhe nëse ne nuk kemi bërë diçka që të ndodhë konflikti mes Kosovës dhe Serbisë kjo nuk na zhvesh prej përgjegjësisë që të punojmë dhe ta ndërrojmë këtë realitet, nëse rrethanat kanë qenë të pa përshtatshme për neve kjo nuk na zhvesh për përgjegjësisë që ne t’i përmirësojmë ato”, tha Kadriu.
Ndërsa Mina Mirkovic, përfaqësuese e organizatës Libero, u përqendrua më shumë te komunikimi online i rinisë serbe dhe shqiptare përmes projektit të tyre “Like it”, që synon t’i thyej paragjykimet që këta të rinj kanë për njëri-tjetrin pa u njohur.
“Ideja e projektit ishte që të krijohet një portal i quajtur ‘Like it’, ku përdoruesit mund t’i shkruajnë mesazhet e tyre që ata i konsiderojnë të rëndësishme t’i përcjellin. 4.000 të rinj kanë komunikuar përmes kësaj platforme dhe janë njohur me njëri-tjetrin dhe unë konsideroj se ky është një numër mjaft i madh”, tha Mirkovic.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM