Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbi Cyanistët dhe shallin

Mar 3, 2016

Mjafton të dëgjosh diskutimet dhe mendimet e ndryshme për një video të thjeshtë që do të publikohet në eventin e ardhshëm të Cyano-s, për ta vënë re diversitetin e Cyanistëve. Nga korridoret të fakulteteve pas ligjëratave, diskutimet shkencore u transferuan në projektin Cyano; tashmë vendtakim i përditshëm i rreth 20 studentëve.

Cyano synon që t’i ulë bashkë në tavolinën e diskutimeve, njohësit dhe të interesuarit nga fushat e ndryshme të shkencës dhe filozofisë me qëllim që përmes diskutimeve të hapura dhe mbi bazën e argumenteve të ndërtohen pikëpamje sa më të përafërta për gjërat të cilat na preokupojnë secilin prej neve çdo ditë të jetës sonë.

Ideatori i këtij projekti, Naim Telaku, profesor në Degën e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se Cyano është një adresë për të gjithë ata që ndiejnë nevojën e ballafaqimit të opinioneve, pa patur dronë se dikush do të gjykohet, vlerësohet apo përjashtohet për opinionet që mbanë.

 “Rrjedhimisht, Cyano, kujtojmë që na shërben neve që jemi të vetëdijshëm për natyrën e hapur të njohurive të çfarëdo lloji dhe rrjedhimisht ballafaqimi i tyre me këndvështrime të ndryshme i rafinon e përforcon ato; dhe Cyano para së gjithash pritet t’u shërbejë atyre studentëve të cilët kanë kërshërinë për të mësuar gjëra të reja dhe kurajon për t’i sfiduar njohuritë tashmë ekzistuese,” ka thënë Naimi.

Por çka e dallon Cyanon nga projektet e tjera?

Ilir Mazreku, bashkëpunëtori tjetër i Cyanos, asistent në Degën e Biologjisë mendon se ajo çka e bën që ky organizim të ndryshojë nga gjithëçka në vendin tonë është prizmi shkencor i të parit të realitetit.

“Një gjë e tillë mendoj se mungon jashtëzakonisht shumë. Jemi dëshmitarë të mënyrës iracionale të të menduarit dhe problemeve e dëmeve që i shkakton natyrës njerëzore një e menduar e tillë,”ka thënë Iliri.

Aktiviteti kryesor i Cyanos është organizimi i tryezave debatuese një herë në muaj (e mërkura e dytë e çdo muaji), mbi tematika të ndryshme të tilla si, të menduarit racional, edukimi, evolucioni, ndikimi i medieve, morali etj. Në këto tryeza ftohen njerëz që shquhen për këndvështrim origjinal mbi to. Gjithashtu, nga muaji i ardhshëm, Cyano planifikon të fillojë edhe me dy aktivitete të tjera. I pari ka të bëjë me shfaqjen e dokumentarëve apo filmave të cilët do t’i paraprijnë eventit kryesor. Po ashtu, Cyano do të fillojë me organizimin e ligjëratave joformale një deri në dy herë në muaj, mbi të arriturat e fundit shkencore në fusha të ndryshme, kryesisht nga shkencat ekzakte dhe ato humaniste.

Arlinda Gashi, studente e degës së psikologjisë, njëra prej 20 vullnetarëve që punojnë në baza ditore në Cyano, thotë se përballja me situatat e ndryshme si studentë i ka bërë diversë ata dhe se pikërisht kjo ndihmon Cyanon.

“Përvojat tona si studentë dhe situatat e ndryshme me të cilat përballemi na ndihmojnë në zhvillimin e  potencialit tonë, e kjo pastaj ndikon në mënyrën se si iu qasemi çështjeve të ndryshme. Diversiteti konsideroj se i kontribon Cyano-s,” ka thënë Arlinda.

Ndryshe, eventi i dytë i Cyanos mbahet të mërkuren e ardhshme dhe ka temë diskutimi edukimin. Një ndër studentët vullnetar i cili shpallet Cyanisti i muajit, në bazë të kontributit fiton një shall.

/Gentianë Paçarizi – Vajzë Dëgjohu/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM