Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mësimdhënësit shqiptarë festojnë 7 Marsin

Mar 7, 2016

Sot, në të gjitha trevat shqiptare festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Në po këtë datë të vitit 1887 u hap mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe në Korçë, nën drejtimin e mësuesit Pandeli Sotiri. Përveç tij, mësim dhanë edhe atdhetarët e tjerë si: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thanas Sina e Thoma Avrami.

Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike, pasi që deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private fshehtas.

Rikujtojmë që në vitin 1990, rreth 22 mijë mësimdhënës të Kosovës u larguan nga puna nga regjimi i atëhershëm serb. Ata për nëntë vite, deri me fillimin e bombardimeve të NATO-s u kanë mbajtur mësim vullnetarisht nxënësve shqiptarë nëpër të ashtuquajturat shtëpi-shkolla.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë janë rreth 3 mijë shtëpi që kishin shërbyer si shkolla në vitet nëntëdhjetë. Një shtëpi e tillë është edhe ajo e Mehmet Herticës, e cila për dallim nga të tjerat ruan ende gjurmët e luftës. Për këtë arsye, MASHT më 2012 ia ka dhënë epitetin e shtëpisë-muze.

Është bërë traditë që në shenjë falënderimi dhe respekti, çdo 7 Mars nxënësit t’u dhurojnë lule mësimdhënësve të tyre.

Ndërkaq, që nga viti 2008 në Kosovë shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Mësuesit, e cila sipas kalendarit të UNESCO-s është 5 tetori.

/Teuta Berisha – Vajzë Dëgjohu/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM