Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Jakova Bikes”, një projekt ekologjik në Gjakovë

Pri 22, 2016

Duke qenë se mjetet automobilistike të trafikut rrugor përbëjnë disa nga shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit, rinia gjakovare ka sjellë një ide inovative dhe me efekte pozitive në këtë aspekt në Gjakovë. “Jakova Bikes” është projekti më i ri ekologjik në komunën e Gjakovës i cili ofron biçikleta me qira si mjete transporti.

Projekti synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta si transport alternativ përballë mjeteve të tjera motorike si dhe të zhvillojë turizmin e kësaj ane të Kosovës përmes aktiviteteve turistike grupore me turistë vendorë dhe të huaj.

Ky projekt ka filluar në muajin shkurt të vitit 2016 dhe përveç Gjakovës operon edhe në zonat turistike përreth.

Interesimi për shfrytëzimin e biçikletave me qira si mjete transporti është në rritje e sipër.

Endrit Gashi, një nga shfrytëzuesit e shërbimeve të “Jakova Bikes”, shprehet i kënaqur me shërbimet që i janë ofruar.

“Ideja e përdorimit të biçikletave për të eksploruar natyrën apo shëtitjet e ndryshme është shumë pozitive. Përveç që janë të shëndetshme, relaksuese, ekonomike, të mira për ambient, biçikletat që ofrohen janë të kualitetit të lartë dhe gjithmonë në gjendje të mirë teknike si dhe stafi është shumë mikpritës,” tha ai.

Besnik Avdiaj, përfitues i grantit nga Komisioni Evropian për realizimin e këtij projekti dhe njëherësh menaxher thotë se rritja e punësimit, mirëqenies sociale, promovimi i çiklizmit, zhvillimi i turizmit si dhe risia në jetën e lokalitetit të Gjakovës dhe zonave përreth janë disa nga përfitimet që “Jakova Bikes” u ofron klientëve të saj.

Vlen të ceket që ky është projekti i dytë i ngjashëm i organizuar nga të rinjtë gjakovarë, duke sjellë një shembull të mirë të një nisme të tillë ekologjike në komunën e Gjakovës.

/Elda Azemi – Vajzat Ngrisin Zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM