Build Skills with our trainings

Sign up now!

Balerinë e balerina të moshës 8 deri 15 vjeç përfaqësuan Kosovën në Turqi

Maj 16, 2016

Janë 22 balerinë e balerina të moshës 8 deri 15 vjeç të studios “Allegro” të Prizrenit që udhëhiqet nga balerina Albulena Shala, të cilët përfaqësuan Kosovën në Turqi në festivalin “Dunja Küqüq – Festival Büjük” (Botë e vogël – Festival i madh).

Ky festival mbahet çdo vit më 23 prill, në kohën kur shteti i Turqisë shënon Ditën e fëmijëve dhe mbështetet nga organet më të larta shtetërore, ndërsa konsiderohet festivali i vetëm zyrtar i Turqisë me një traditë të gjatë, historiku i të cilit ka filluar që nga koha e Kemal Ataturkut.

Qëndrimi në Turqi i balerinëve dhe balerinave nga Kosova zgjati një javë, nga e hëna deri të dielën, ku përveç vallëzimit ata patën mundësi të argëtohen dhe të marrin pjesë në aktivitete tjera, si panaire, kalërim, ekspeditë në muze, etj.

Festivali u mbajt ne qytetin Izmit, ndërsa në garë morën pjesë 42 shtete të ndryshme, ku vallëzimet shërbyen si shfaqje e traditave dhe si arsye e miqësimit të popujve të ndryshëm kryesisht nga Ballkani.

Grupi i kosovarëve gjatë qëndrimit në Turqi, po pjesëmarrjes në festival, pati edhe disa paraqitje në mjedise të ndryshme, ndër to edhe në një qendër rehabilitimi, në një shkollë fillore turke dhe në një panair ku u duartrokit  dhe mori lëvdata të shumta.

Balerine e balerina kosovare ne Turqi

Gjatë kësaj vizite në Turqi, grupi i balerinëve dhe balerinave u prit edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, i cili i përgëzoi Albulenën dhe fëmijët për punën e palodhshme në zhvillimin e artit në Kosovë.

Balerina Albulena Shala, e cila udhëheq studion “Allegro” të Prizrenit, tha për KosovaLive, se e konsideron nder dhe sukses të jashtëzakonshëm për shkollën private të baletit “Allegro” ftesën e bërë nga shteti turk.

“Nxënësit balerinë të kësaj shkolle hynë në historinë e festivalit duke përfaqësuar vlerat artistike të shtetit të Kosovës përmes baletit, gjë që nuk kishte ndodhur më herët në këtë festival. Ndonëse jo me karakter garues por përfaqësim shteti, natyrisht që njëri shtet do zgjidhej si më i miri. Këtë fat e pat Kosova këtë vit, njësoj siç e pat Ukraina për vite me radhë. Me këtë nënkuptohet që vitin e ardhshëm Kosova do jetë shteti që bën hapjen e festivalit”, tha Albulena Shala.

Balerinë e balerina nga Kosova u ndanë shumë të kënaqura nga kjo përvojë, ku patën mundësinë të njoftohen me të rinjtë e Turqisë. Ata për një javë ishin mysafirë në familjet turke.

“Përvoja atje ishte e mrekullueshme. U njohëm me shumë shokë e shoqe me të cilët kishim dy gjëra të përbashkëta: moshën dhe vallëzimin”, u shpreh Gresa Shala, balerinë e grupit “Allegro”.

Studioja e baletit “Allegro” pas rikthimit ka vazhduar përsëri me orët mësimore pasi që grupi ka angazhime dhe koncerte të tjera me të cilat do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen e afërt.

/Rina Krasniqi – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM