Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjakova shënoi Ditën e librit me moton “Një lektyrë më shumë në bibliotekë…”

Maj 16, 2016

Dita ndërkombëtare e librit është shënuar me disa aktivitetet edhe në Komunën e Gjakovës, prej të cilëve është veçuar ai për dhurim të librave, që u zhvillua me moton “Një lektyrë më shumë në bibliotekë,  më shumë mundësi për edukimin e fëmijëve tanë”.

Ky aktivitet u zhvillua në platonë e Bibliotekës ndërkomunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, e cila në Ditën ndërkombëtare të librit ka fituar një donacion në vlerë prej 1 mijë eurosh libra për fëmijë që ia ka dhuruar  Komuna e Gjakovës.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Meriton Ferizi, i cili në emër të Komunës së Gjakovës ka marrë pjesë në aktivitetet e sotme, ka treguar se pjesëmarrës kanë qenë edhe shumë poetë e shkrimtarë nga Gjakova, në veçanti ata për fëmijë, të cilët janë takuar dhe kanë bashkëbiseduar me fëmijët e shumtë të mbledhur në këtë shënim.

/Elda Azemi – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM