Build Skills with our trainings

Sign up now!

Grupi teatror ‘’Art-Mesazh” inkurajon të rinjtë të merren me artin skenik

Maj 16, 2016

Grupi teatror ‘’Art-Mesazh” ka dy vite që është formuar dhe vepron me sukses në kuadër të organizatës joqeveritare ‘’Nisma për paqe dhe unitet’’ me seli në Pejë.

Suksesi i deritanishëm i këtij grupi teatror dhe vetë organizatës joqeveritare ‘’Nisma për paqe dhe unitet’’ (“NPU”) është mjaft i  madh, gjë që dëshmohet nga interesimi i talenteve të rinj, nga shfaqjet e realizuara, si dhe nga interesimi i madh i publikut për të ndjekur shfaqjet.

Një program kulturor e artistik i mbajtur ditë më parë në Teatrin e Qytetit të Pejës nën organizimin e kësaj OJQ-je ishte nxitje për të zhvilluar një bisedë të shkurtër me organizatorët e këtij programi artistik, skenaristin Liridon Lajqi  dhe regjisorin Bujar Maloku.

Lajqi tregoi për KosovaLive se për realizimin e këtij programi është punuar 1 muaj rresht. Ai tha se është ndarë shumë i kënaqur duke parë se gjithçka ka shkuar me një sukses të jashtëzakonshëm dhe se interesimi nga publiku pejan ishte mjaft i madh.

Qëllimi i këtij programi ishte  shprehja e talentit nga te rinjtë në artin skenik. Gjatë programit janë paraqitur tri shfaqje,  një dramë dhe  dy komedi. Përveç këtyre shfaqjeve kishte edhe pika të tjera: këngë, vallëzim, poezi dhe recital monologu.

Pjesëmarrësit e këtij programi kulturor artistik ishin kryesisht nxënës të shkollave të mesme, të cilët janë talente dhe këngëtarë të rinj në fillimet e karrierës së tyre.

Blerta Muriqi, anëtare e ‘’NPU’’-së, tha se organizata shpesh organizon aktivitete të ndryshme në qytetin e Pejës dhe se ajo është shumë e kënaqur me të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet e zhvilluara, ndërsa veçon ato me animatorët dhe me aktorët e talentuar.

‘’Qytetarët kanë nevojë të shohin shfaqje të tilla, sepse përmes këtyre shfaqjeve jepen mesazhe shumë të dobishme’’, u shpreh Blerta.

Regjisori Bujar Maloku tregon se grupi teatror ‘’Art-Mesazh” vepron në kuadër të OJQ ‘’Nisma për paqe dhe unitet’’, që është organizatë e dalluar joqeveritare në qytetin e Pejës, e njohur për publikun për aktivitetet e rëndësishme që zhvillohen.

“Ky grup teatror tash e dy vjet po vepron me sukses dhe po inkurajon të rinjtë ta shprehin talentin në artin skenik”, thotë Liridon Lajqi, duke treguar se është i madh interesimi i të rinjve për ta shpërfaqur talentin e tyre në artin skenik.

Një shfaqje tjetër e suksesshme e grupit teatral “Art-Mesazh’’ është komedia ‘’Jeta dhe Facebook-u’ , e cila u shfaq edhe në Manifestimin tradicional “Lulëkuqet e prillit”, më 27 prill.

Sipas Lajqit, aktivitetet e ‘’Art-Mesazh’’ nuk do të ndalën këtu, sepse publiku është ai që ka kërkesa për shfaqje të ndryshme.

Shfaqjet e deritanishme janë mbështetur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Pejës, Qendra rinore ‘’Peja’’ dhe Teatri ‘’Istref Begolli’’.

/Albiana Shala – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM