Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shpella e Radavcit, apo zgjimi nga gjumi i ‘’Bukuroshës së fjetur’’

Maj 16, 2016

Shpella e Radavcit, e cila njihet si  ‘’Bukuroshja e fjetur’’, ditë më parë u hap për vizitorë. Ajo ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Pejës dhe tani për tani mund të vizitohet shtegu vetëm 300 metra prej rreth 2.1 kilometra sa mendohet se është ai shteg.

Nga vizitorët e parë dikush tha se ‘’Bukuroshja e fjetur’’ e zgjua nga gjumi dhe ajo tani esull për çdo ditë pret vizitorët e saj.

Ky atraksion i ri unik e turistik do të jetë i hapur çdo ditë për të gjithë vizitorët, nga ora 10:00 deri në 17:00, biletat do të kushtojnë 2 euro për të rritur dhe 1 euro për fëmijë, ndërkaq vizita duhet të zgjasë maksimumi 40 minuta për arsye të temperaturave në shpellë të cilat sillen 8 deri në 12 gradë celsius.

Hyrja e shpellës është nga veri-lindja me një korridor të ngushtë, i cili ka formën e një tuneli, menjëherë  në hyrje të saj fillojnë zbukurimet e para të saj.

‘’Bukuroshja e fjetur’’ është e ndarë në tri pjesë: Galeria hyrëse e cila gjendet në fillim të shpellës, galeria qendrore në të cilën gjenden zbukurime të tjera, si dhe lakuriqët të cilët janë karakteristikë e kësaj pjese dhe  janë të ekspozuar në pjesën qendrore, prandaj galeria qendrore ndryshe njihet edhe si galeria e lakuriqëve.

Pjesa e fundit e shpellës është galeria e vaskave, njëherësh pjesa më e bukur e shpellës. Këto vaska janë të formuara nga rrjedha e ngadalshme e ujit. Pranë këtyre vaskave gjendet edhe forma e gdhendur e një dore e cila është edhe simboli i shpellës.

Fatos Katallozi, koordinator i shoqatës së spelologëve ‘’Aragonit’’ tregoi se për hapjen e shpellës është punuar deri në 8 muaj.

‘’Komuna e Pejës, Swiss Contact, Shoqata e Spelologëve ‘Aragonit’, si dhe shumë vullnetarë të tjerë e mundësuan hapjen e kësaj shpelle, ndërkaq sa i përket gjatësisë së saj, ajo është 2.1 kilometra, por për vizitorë është mundësuar shtegu vetëm 300 metra’’, tregoi Katallozi.

Për hapjen e shpellës së Radavcit janë investuar rreth 25 mijë euro dhe hapja e saj krijon qasje të re turistike në vend si dhe ndikon në zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Jo shumë larg nga kjo shpellë, buron lumi i Drinit të Bardhë, i cili jep një pamje madhështore në formën e ujëvarës më të madhe jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon dhe tani ky kompleks paraqet një atraksion të vërtetë turistik.

/Albiana Shala – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM