Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vajza që u braktis para dy dekadash në Gjilan, kërkon prindërit e saj biologjikë

Maj 18, 2016

Është 22 vjeç dhe këtë moshë e ka arritur në Leskovc të Serbisë me prindërit që e adoptuan, por me ngulm kërkon prindërit e vet biologjikë, për të cilët nuk di asgjë, pos se e braktisën menjëherë pas lindjes, siç i kanë thënë, diku në një rrugë të Gjilanit, në shkurt të vitit 1994, atëherë kur kishte lindur më 5 shkurt.

Vajza që mban emrin Milica Nikolić, emër të cilin ia vunë prindërit që e adoptuan, nuk ka asnjë fakt për braktisjen e saj nga prindërit e vet biologjik, por kështu i kanë thënë të tjerët. Gjithashtu i kanë thënë se e adoptuan disa muaj më vonë dhe tani çdo gjë për të është vetëm një luftë për të zbuluar se kush është ajo me të vërtetë.

Pasi që ka vendosur të kërkojë prindërit e saj biologjikë, njeriu që e njohu për baba i kishte treguar Milicës se e atë e kanë adoptuar në Gjilan dhe se ajo është nga Kosova.

“Deri atëherë, unë kam menduar se më kanë adoptuar në Beograd nga shtëpia më e madhe e jetimëve. Ata më thënë se kam lindur në natën e 5 shkurtit dhe se më kanë gjetur të njëjtin mëngjes në afërsi të një shkolle, në rrugën që quhej ‘Kneza Lazara’. Për shkak se më kanë gjetur në agim (që është zora në serbisht), ata më vunë emrin Zorana Lazarević në spital”, ka thënë Milica.

Të njëjtën ditë që Milica mori këto informacione, ajo shkoi tek Shërbimi Social për të kërkuar përgjigje, por nuk ka gjetur asgjë.

“Dyert ishin mbyllur, thirrjet e mia u refuzuan dhe Kosova dukej aq e paarritshme për mua. Shërbimi Social nuk më jepte asnjë dokument. Zyrtarët aty më thanë se nuk kanë informacione në lidhje me mua. Edhe në Leskovac e në Vranjë të Serbisë dhe në Gjilan e në Rani Lug të Kosovës, askush nuk kishte ndonjë dokument. Askush nuk di asgjë, por ata të gjithë mrekullisht mbanin mend një vajzë të vogël nga spitali i Gjilanit, që ishte fëmija i preferuar i mjekëve dhe infermierëve“, ka thënë Milica për KosovaLive.

Milica e kuptoi që ishte e adoptuar kur ishte 5 vjeç. Këtë ia zbuluan fëmijët nga rruga, siç thotë ajo, në mënyrën më brutale.

Por Milica është në kërkim të prindërve  biologjikë për gjashtë vite, prej moshën 16 vjeçe.

Disa vite pas fillimit të kërkimit të prindërve të saj, Milica takoi një grua që ka lindur përafërsisht në të njejtën periudhë kohore kur i thanë se u lind Milica. Ajo i tha se ishte nëna biologjike e saj.

“Kam takuar një grua 3 vjet më parë ku ajo pranoi gjithçka – se ajo më lindi mu e më braktisi. Pastaj ne e bëmë testin e ADN-së, por doli negativ. Kjo ishte shumë e dhimbshme për mua. Kështu që unë jam ende në kërkim të prindërve biologjikë”, thotë Milica.

Deri tash, ajo ka biseduar me disa njerëz nga Gjilani për ta ndihmuar që të gjejë prindërit e saj biologjikë, por nuk ka pasur fat.

Për Milicën, gjëja më e vështirë gjatë kërkimit të prindërve biologjikë është sistemi informues, më saktë njerëzit që punojnë aty.

“Unë kurrë nuk kam mundur të marrë informacione lehtë. Është sikur unë kam qenë ajo që ka braktisur një fëmijë dhe jo anasjelltas. Unë kam një ndjenjë se ata as nuk duan të kërkojnë dokumentet e mia, kështu që është më lehtë për të thënë se ata nuk kanë asnjë dokument”, është shprehur ajo.

Milica thotë se prindërit që e adoptuan e kanë ndihmuar dhe e kanë përkrahur. Ata i dhanë forcë për t’u marrë me gjithë këtë problem.

Tani ajo ka postuar historinë e saj online në Facebook dhe shumë njerëz komentuan. Asaj i kanë shkruar duke i thënë se ata do të përpiqen ta shpërndajnë historinë e saj, të pyesnin njerëzit që i njohin, etj. Serbët dhe shqiptarët e kanë ndihmuar atë dhe ajo është shumë mirënjohës për çdo ndihmë.

“Edhe po të më jepej mundësia që unë të zgjedhja prindër, nuk e besoj se do të gjeja më të mirë se sa ata që më rritën. Kam pasur dhe ende kam një jetë shumë të mirë. Për fat të keq, babai im vdiq, kështu që jemi vetëm unë dhe nëna ime tani. Unë besoj se shumë fëmijë nuk e kanë atë dashuri dhe lumturi me prindërit e tyre biologjikë siç e pata unë me prindërit e mi që më adoptuan”, nënvizon Milica.

Nuk ka ndonjë plan për të ardhmen si të veprojë, por Milica thotë se nuk do të heqë dorë nga kërkimi i prindërve të saj biologjikë.

“Unë vetëm dua t’i shikoj prindërit e mi biologjik në sy dhe të pyes: Pse? A isha unë fajtore, në ndonjë mënyrë? A dukem si ata? A kam vëllezër, motra? Dhe më e rëndësishmja … Pse më lanë në rrugë?”, ka thënë ajo për KosovaLive.

/Vesa Prapashtica – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM