Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Sytë” vullnetare të studentëve të verbër

Nën 30, 2016

Shumica e njerëzve japin shërbimet e tyre për t’u paguar, por disa të tjerë këtë e bëjnë me vetëdëshirë dhe pa kompensim.

Majlinda Haziri, 19 vjeçare nga Vushtria, studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka vendosur t’i ndihmojë kolegët e saj studentë të verbër. Tashmë është viti i dytë që si asistuese e kryen këtë punë me shumë kënaqësi.

“Në vitin e parë kam qenë përcjellëse e L.D, një vajze plotësisht të verbër. Ajo ka qenë studente e vitit të 3-të në Universitetin e Prishtinës, ndërsa tani e përcjelli një vajzë tjetër M.S edhe ajo është studente në UP. Ajo ka probleme vetëm me njërin sy, me tjetrin shikon, por jo shumë mire,” thotë Haziri.

Një vit të tërë gjatë studimeve, një pjesë të kohës së saj, ia kushtoi L.D-së si përcjellëse: e ndihmonte për të shkuar në fakultet, në mensë, pasi ishin edhe cimere në konvikt. Kalonte një kohë të gjatë me të, çka e ka bërë të kuptojë edhe më shumë rreth personave me aftësi të kufizuara.

“Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për personat e verbër seçfarë janë të aftë të bëjnë. Përveç kësaj, kam pasur rastin t’i shoh edhe miket e L.D-së, po ashtu të verbëra. Ato kanë pasur gjendjen edhe më të rendë, por të dyjat punojnë dhe e mbajnë shtëpinë e tyre. Janë tepër të zonja edhe kur të flasin të motivojnë dhe t’i harron që ai person nuk sheh,” rrëfen Majlinda.

Si përcjellëse, këtë vit e ka pak më të lehtë pasi vajza që e përcjellë M.S, nuk është plotësisht e verbër. Nga ana tjetër, në ndihmë i ka dalur motra, e cila gjithashtu është përcjellëse e një vajze tjetër, dhe miket e saj Arife Morina dhe Majlinda Uka.

“Shoqëria më ka ndihmuar shumë dhe gjithçka e kanë bërë vullnetarisht. Kur nuk kam qenë unë, e kam ditur se L.D ose M.S është në duar të sigurta dhe për gjithçka mund t’i ndihmojnë dhe të jenë afër.”

Edhe M.S.-në, Majlinda përditë e çon në fakultet, pret derisa të përfundojnë ligjëratat dhe pas kësaj në kohën e ushqimit, shkon me të bashkë në mensë. Nuk çan kokë që kjo ndonjëherë i merr kohën e studimeve apo edhe kohën e pushimi, pasi i del në ndihmë të dikujt tjetër që ka nevojë.

M.S ka treguar që Majlinda i ka ndihmuar shumë gjatë tërë kohës dhe janë mike shumë të mira.

“Jemi shumë të shoqërueshme.  Më ndihmon të lëvizë dhe kudo që ka nevojë.  Mendoj se janë njerëz humanë dhe shpresoj të ketë gjithmonë vullnetarizëm tillë.”

Drejtori i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu thotë se është në dijeni që një numër e vajzave dhe djemve studentë kanë asistuar në forma të ndryshme studentët e verbër.

“ Ne si organizatë në këtë rast nuk kemi ndërhyrë dhe nuk ndërhyjmë. Në qoftë se duan të jenë pjesë aktive e vullnetarizmit janë procedurat e anëtarësimit, e këto janë të gjitha veprime individuale për të cilat çdo qytetar ka të drejtë…,”thotë Kadriu duke mirëpritur këtë gjest të studentëve.

Majlinda Haziri, ndërkaq nuk është anëtare e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, por këtë punë e ka marrë me vetëdëshirë përmes kontaktit që ka pasur me miqtë e saj që kanë bërë të njëjtën gjë. Ajo thotë se do të mendonte për anëtarësimin si vullnetare në Shoqatë, vetëm nëse personalisht apo përmes shoqërisë nuk do të kishte gjetur një person për ta asistuar.

Për vullnetarizëm shprehet edhe Meriton Alija nga Gjakova, student i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, i cili kishte rënë në kontakt me një koleg student të verbër, të cilit jo vetëm ai, por edhe miqtë e tjerë i kishin ndihmuar shumë gjatë tërë kohës.

“Kemi jetuar në të njejtin konvikt… I kam ndihmuar jo tërë kohës, por kur ka pasur nevojë, më shumë për të shkuar në fakultet dhe për t’u kthyer në konvikt, por edhe në punë të tjera”,thotë Meritoni.

Ai gjithashtu veçon atë që ka mësuar si përcjellës i një të verbëri.

“Ata mund të arrijnë gjithcka, i njohin të hollat, madhësitë, format. Mund të të kuptojnë përmes zërit, 90% mund të kuptojnë fizikun tënd. Janë shumë të aftë me ta zbulu personaliteti… Edhe të prekurit sidomos e kanë shumë të zhvilluar. Ata kur prekin, janë si me qenë të aftë për të parë,” është shprehur ai.

Sot Meritoni dhe personi që i kishte ndihmuar nuk jetojnë në të njëjtin qytet, por ai thotë se po të ishte ndryshe, do ta ndihmonte përsëri.

Në ndërkohë, Kadriu nga Shoqata e të Verbërve, që sot numëron rreth 50,00 anëtarë, thotë se nuk ka menduar për të hapur ndonjë zyre apo profil të caktuar për vullnetarët percjellës që shprehin dëshirën për të ndihmuar në këtë formë, “por se të gjitha veprimet pozitive janë të mirëseardhura”.

Doruntina Stojkaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM