Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ajri mbi Drenasin vazhdon të jetë peng i ndotjes nga “Ferronikeli”

Dhj 8, 2016

Gjiganti metalurgjik, “Ferronikeli”, që prodhon metalin gjysëmfabrikat të ferronikelit, konsiderohet njëri ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Drenas.

Pos kësaj fabrike, në territorin e kësaj komune gjenden edhe gjashtë gurëthyes, po ashtu ndotës të ajrit, bashkë me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që ka ndikim të madh në ndotjen e ajrit në këtë komunë, sidomos në periudhat kur fryejnë erëra.

Përpos matjeve nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës edhe “Ferronikeli” ka bërë monitorimin e emisioneve nga një kompani e jashtme e licencuar dhe i akredituar “Tehnolab” nga Shkupi.

Bekim Dobra, zëdhënës i komunës së Drenasit, tha se të dhënat për gjendjen e ajrit në këtë komunë zyrtarët e fabrikës së “Ferronikelit” i raportojnë Agjencisë Kosovare për Monitorimin e Mjedisit.

Në raportin për gjendjen e mjedisit në zonën e operimit të NewCoFeronikel të kësaj agjenciet për vitin 2015, thuhet se gjatë procesit të shkrirjes së xehes së feronikelit në këtë fabrikë lirohet sasi e madhe e pluhurit dhe gazrave (CO, CO2, SO2, NOx) të cilat kanë ndikim në mjedis dhe në shëndetin e njeriut.

Banorët e komunës së Drenasit, disa herë nëpërmjet protestave kanë shprehur pakënaqësitë e tyre kundër ndotjes së ajrit dhe kjo trysni i ka detyruar autoritetet në “Ferronikel” t’i vendosin filtrat për të penguar depërtimin e gazrave të rrezikshme në ajër, që lirohen gjatë procesit të shkrierjes së xehes.

Gani Qorri, banor i lagjes Qorri në afërsi të fabrikës së “Ferronikelit”, thotë se kjo ndotje lehtë vërehet në periudhën kur bie borë, sepse mbi shtresë të saj shihet sasia e pluhurit të liruar nga Shkritorja, por edhe gjatë thithjes së ajrit, kundërmon një erë e keqe.

Të dhënat e publikuara për vitin 2015 tregojnë se ka pasur tejkalime të grimcave PM10, nga vlera mesatare e lejuar 50µg/m3 (mikrogram për metër kub). Tejkalimet më të larta kanë qenë gjatë muajve janar 55.25µg/m3, mars 60.38µg/m3 ,prill 62.40µg/m3, dhe maj 55.71µg/m3.

Gjatë vitit 2016, në muajt janar, shkurt dhe mars ka pasur nga një ditë tejkalime të vlerave mesatare të lejuara të grimcave të suspenduara PM10 nga vlera mesatare e lejuar 50µg/m3. Gjatë muajit janar, vlera maksimale e mesatares ditore ishte 61µg/m3, kurse në muaji shkurt kjo vlerë ishte 79µg/m3. Në muajin mars vlera maksimale e mesatares ditore ka arritur 77µg/m3, ndërsa vlera mesatare mujore për këtë muaj është 55.6µg/m3, të dhëna këto të cilat tregojnë për ndotje të ajrit ne Drenas nga kjo fabrikë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, nuk ka informacione të reja për gjendjen e ajrit për muajt e fundit mbi komunën e Drenasit.

Letafete Latifi udhëheqëse e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thotë se stacionit në Drenas këto ditë është duke ‘’iu bërë servisi i rregullt vjetor’’ dhe nuk kanë qasje në datamemoriet e tyre që të marrim të dhënat e grumbulluara.

Zyrtarët e fabrikës, si përgjigje ndaj protestave të qytetarëve, kanë deklaruar se fabrika e ”Ferronikelit”i ka të instaluara sistemet e pastrimit në të gjitha oxhaqet, të cilat e filtrojnë  pluhurin dhe gazrat që dalin nga fabrika. Sipas tyre “Feronikeli” nuk bën as ndotjen e ujit të lumit “Drenica”, “sepse në fabrikë, uji funksionon në qark të mbyllur, ftohet dhe përdoret për nevojat e ftohjes në Shkritore”.

Arif Krasniqi, drejtues i Partisë Ekologjike të Kosovës, theksoi se nuk është për t’u çuditur pse Drenasi përfshihet në këtë ndotje.

‘’Jo shumë kilometra në vijën ajrore, gjendet ndotësi më i madh i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe duke qenë se fryejnë erëra, Drenasi shpeshherë atakohet edhe nga kjo ndotje,” thotë Krasniqi.

Ai shtoi se u ka dërguar përgjegjësve letër-protestë, ku thuhet se nëse nuk ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e kësaj gjendje, protestat do të radikalizohen.

Pas protestave të fundit vitin e kaluar, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka shqiptuar gjobë  prej 5.ooo eurosh për ‘’Ferronikelin’’ për mosvendosjen e filtrave.

Puhiza Bekolli

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM