Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nga mohimi i trashëgimisë nuk kursehen as gratë e dëshmorëve

Shk 9, 2017

S.K. (emri i vërtetë i njohur për redaksinë) edhe pasi i kishin treguar që ia kanë vrarë bashkëshortin, i cili ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vendosi që të qëndrojë me familjen e tij.

Nga Shqipëria ajo bashkë me djemtë e saj të vegjël ka shkuar në Gjermani tek kunati i saj, por pas dy viteve ajo është kthyer në Kosovë, ku familja e bashkëshortit të ndjerë në fillim e kishin pritur shumë mirë.

Mirëpo, pas dy viteve kishin filluar problemet, tregon ajo.

“…më vonë kanë filluar konfliktet, gjoja se nuk e kam burrin, nuk munden me më mbajtë, fëmijët nuk mund të m’i mbajë askush. Ti burrë nuk ke, dhe për ty nuk ka kush të punojë, me thoshte vjehrri,” rrëfen S.K.

Ajo pas kësaj disa herë ka ndryshuar vendbanimin dhe njëkohësisht ka provuar që ta marrë trashëgiminë e saj, por pa sukses.

“Për 12 vite kam jetuar pa hise e pa asgjë pasi atëherë nuk me ka takuar asgjë nga hisja e burrit. ‘Hisen’ nuk ma ndanin, nuk ma jepnin,” thotë gruaja e dëshmorit.

Mirëpo, situata ka ndryshuar. Ajo tash që 8 vite banon me fëmijët e saj në banesën që ia ka ndarë komuna si rast social dhe familje e dëshmorit. Në ndërkohë, djali i saj pasi i ka mbushur 18 vjet, mori trashëgëminë që i takoi pas vdekjes së gjyshit.

“Tash komplet toka e burrit u takon djemve,” thotë S.K.

Shkumbin Asllani, këshilltar ligjor në projektin “Shtëpia ime, e drejta ime” i cili implementohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, thotë se çështja e trashëgimisë së grave trajtohet ndryshe nga më herët.

“Ka të bëjë me të drejtën e fituar të pronësisë në bashkëmartesë – ose atë që njihet si pronë e përbashkët e fituar. Në raste të tilla prona e fituar gjatë martesës mbetet pronë legjitime e gruas dhe fëmijëve të të vdekurit në këtë rast. Ndërsa, nëse prona ka qenë e fituar nga burri para martesës, atëherë gjysma i kalon gruas dhe gjysma tjetër prindërve të të vdekurit. Pastaj gjysma që i ka kaluar gruas mund të kalojë tek fëmijët si pronë e trashëguar. Poashtu, edhe pjesa që i ka kaluar prindërve – nëse prindërit p.sh. me testament e kalojnë pronën tek fëmijët,” thotë ai.

Asllani konsideron se nga aspekti social është shumë e rëndësishme për mirëqenien e gruas dhe të vet familjes dhe pasardhësëve të të vdekurve që gruas t’i kalojë pronësia në raste të tilla.

“Ndërsa nga aspekti ligjor kjo është e drejtë e pamohueshme,” thotë ai.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi pohon se ligji mbi trashëgiminë i Kosovës e rregullon shumë taksativisht dhe me detaje se kush ka të drejtë të trashëgojë.

Ligji i Trashëgimisë i Kosovës parasheh se kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij. Sipas saj, ligji përcakton se pasuria që i ka takuar vjehrrit u bie fëmijëve të dëshmorit dhe gratë e dëshmorëve duhet të kërkojnë pasurinë për fëmijët e tyre.

Sipas avokates Gashi-Bytyqi, janë gratë ato që janë dëmtuar më shumti qoftë tek rastet kur divorcohen, qoftë tek gratë e ish-luftëtarëve të UÇK-së apo që u ka vdekur burri nga shkaqe të ndryshme.

“Sipas ligjit për të drejtën familjare gruas i takon pasuria e përbashkët, pra ajo pasuri që nga akti i lidhjes së kurorës në mes të të dy bashkëshortëve,” thotë ajo.

Avokatja thotë se shpesh kur ndodh që bashkëshortja ta humb bashkëshortin ajo mbetet si “pa kokë në familjen e burrit”.

“Kjo sepse nuk është bërë shqyrtimi i trashëgimisë dhe ka qenë në emër të vjehrrit, të gjyshit, apo katragjyshit të bashkëshortit të tyre. Mandej, aty janë rendet e trashëgimisë dhe shpeshherë përveç traditës që e kanë bërë në dokumente, gratë kanë hasur në probleme të shumta, pasi shumica e grave nuk e njohin ligjin. Vjehrri ia trashëgon si dhuratë djalit. Kur ia trashëgon si dhuratë, shembull djalit, reja nuk mund të jetë në atë pjesë,” thotë Gashi-Bytyqi.

Për sa i përket grave të dëshmorëve ajo thotë se ka raste që në mënyrë indirekte u kanë ushtruar presion pasi janë frikësuar se çka do të ndodh me fatin e saj.

“Ka raste edhe kur ndoshta e kanë detyruar të largohen nga shtëpia, sidomos tek rastet kur femra është e papunësuar e pambrojtur,. Nëse pasuria i ka takuar vjehrrit, babait i dëshmorit, ajo pasuri drejtëpërdrejtë u bie fëmijëve të dëshmorit, nëse vjehrri vendos tua jap atyre si dhuratë, por nëse nuk do dhe u lë dikuj tjetër dhuratën, nuk mund të ndërhyjë askush. Duhet që e reja ta kuptojë që ajo nuk mund ta trashëgojë vjehrrin,” shprehet ajo.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK), vetëm 3.8% nga popullata e gjinisë femërore, që ndryshe përbën 51% të popullsisë së përgjithshme të Kosovës, e gëzojnë të drejtën e trashëgimisë, dhe vetëm 16% e numrit të përgjithshëm të pronave janë të regjitruara në emër të femrave.

Gentiana Maxharraj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM