Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zhveshja graduale nga paragjykimi se politika është vetëm “punë burrash”

Shk 15, 2017

Sfera jonë politike ka pasur dhe vazhdon të ketë femra të cilat nuk janë frikësuar të ballafaqohen me sfidat e shumta që i hasin gjatë karrierës së tyre, dhe fatmirësisht Mimoza Kusari-Lila, e cila dikur ishte ministre në Qeverinë e Kosovës, e tani ushtron postin e kryetares së Komunës së Gjakovës, nuk është e vetmuar.

Të qenit fytyrë publike në shoqërinë kosovare, megjithatë mbetet sfiduese, sidomos për femrat. Përveç detyrave dhe përgjegjësive që ua kërkon posti politik, ato duhet ta bartin mbi supe edhe peshën e kritikave dhe paragjykimeve nga shoqëria në përgjithësi.

Fjolla Hajrizaj, studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës (UP), e sheh si sfidë vetë faktin që është femër, gjë që do ta bënte të ndihej e pabarabartë me kolegët e saj meshkuj.

Ndër shumë sfida për femrat që merren me politikë ajo veçon si kryesore paragjykimet nga ana e shoqërisë. Një prej tyre, mendimi jo i rrallë se femrat që merren me politikë nuk kanë mbërritur aty falë aftësive të tyre, por falë asaj që ato janë “të përzgjedhurat e shefave”.

Kusari-Lila pajtohet me faktin që si shoqëri jemi shumë paragjykues, e sidomos në raport me femrat dhe rolin e tyre në shoqëri. Ajo mendon se kyçja e femrave në politikë është një temë që kurrë nuk është mjaftueshëm e konsumuar dhe shton se kjo është kompromis i vlerave në të cilat femra rritet.

Por, a po u ipet mundësi femrave që të kyçen në sferën publike e sidomos në atë politike, dhe athua, pjesëmarrja e tyre determinohet ekskluzivisht nga kuota gjinore, si në rastin e Kuvendit të Kosovës, ku sipas ligjit, 30 për qind nga gjithsej 120 deputetë, duhet të jenë të gjinisë femërore.

Kusari-Lila konsideron se në vendimmarrje janë dy sfida kryesore: barazia gjinore dhe inkuadrimi i të rinjve, barriera të cilat në kulturën ballkanike vazhdojnë të betohonen çdo ditë e më shumë.

Ajo poashtu konsideron se sfida nuk fillon në momentin e kyçjes në politikë. “Në momentin që e fiton pushtetin fillojnë sfidat të cilat janë enorme”, pohon Kusari-Lila.

Ndërsa, Miranda Molliqaj, studente e kimisë inxhinierike në UP, nuk e sheh si sfidë faktin që ajo është femër.

“Ajo që konsideroj të jetë sfiduese janë qëllimet që ne i vëmë vetes e pastaj rruga fort sfiduese e jetësimit të këtyre qëllimeve, e cila gjatë gjithë kohës kërkon qëndrueshmëri, pasion, e mbi të gjitha forcë për të vazhduar- të gjitha këto pjesë e formësimit individual”, mendon ajo.

Një tjetër sfidë për femrat që duan të kyçen në politikë, Kusari-Lila e sheh mendimin se “a duan ato të identifikohen si një nga njerëzit në të urryer?!”

Ajo, megjithatë i inkurajon që të merren me politikë sepse “është mirë që secili ta njohë jo ndjenjën e pushtetit, por mënyrën se si formohen institucionet dhe si funksionojnë ato”.

Nga ana tjetër, Molliqaj shprehet optimiste për faktin se stereotipet e pjesëmarrjes së femrave në të gjitha sferat jetësore po thyhen dhe tani është momenti kyç për femrat që të inkuadrohen në politikë dhe t`i shfaqin aftësitë dhe vlerat e tyre.

“Ndihem e lumtur që dita-ditës po e arrijmë një vetëdijësim në nivel shtetëror në lidhje me bashkëveprimin e ndërsjellë në mes të dy gjinive, ku burrat dhe gratë ndajnë së bashku përgjegjësitë si në jetën familjare, ashtu edhe në zyrë”.

Edhe sipas Hajrizajt, femrat duhet të merren me politikë pasi që mund t`ia dalin, dhe sidomos për ato që kanë aftësi, politika është fusha që u siguron terrenin për të depërtuar aty ku duan të jenë.

“Do u këshilloja që së pari ta mbërrijnë nivelin më të lartë intelektual dhe së dyti të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe ta ndihmojnë shoqërinë. Të mos i lejojnë paragjykimet t`ua shkatërrojnë vullnetin për t`u marrë me politikë”.

Liridona Berisha

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM