Build Skills with our trainings

Sign up now!

Receta e letrës ende mbetet “rregullator” i shitjes së barnave

Mar 2, 2017

Një qytetare thotë se pa problem mund të marrë një ilaç edhe pa recetë në ndonjë prej barnatoreve të kryeqytetit. Edhe pse pohon se kryesisht blen paracetamola ose Ibupofen, për të cilat s’i nevojitet receta, por thotë edhe barnat për tension për babanë, ia kanë dhënë pa kurrfarë problemi.

“Vetëm ua kam treguar emrin e ilaçit edhe m’i kanë dhënë. Ka ndodhë më kanë pyetur për kënd po i marr edhe më kanë dhënë ndonjë këshillë, mirëpo nuk m’i kanë ndaluar t’i marrë edhe pse nuk kam pasur recetë nga mjeku me vete”, thotë Albina Hoxha nga Drenasi.

Farmacistja Vesa Halimi thotë se, për arsye të shumta, është një numër i madh i barnave që dispensohen pa recetën e mjekut. Barna të caktuara (disa analgjetike jo-opiate, disa suplemente, kontraceptivët emergjentë, disa antihistaminike, disa antitusik me karakter bimor) mund të ipen edhe nga vet farmacisti, ndërsa për disa barna të tjera (sidomos për antibiotikët dhe psikotropet…), duhet receta nga doktori.

“Shumë receta të rregullta vijnë të papërfunduara, pa emër të pacientit, pa numër personal, pa diagnozë dhe specifikacione tjera. Mos të flasim për receta të shkruara nga personat jokompetent. Siguri që atë recetë e ka përshkruar personi i autorizuar më jep faksimili i mjekut“, thotë Halimi.

Ministria e Shëndetësisë tash së voni obligon farmacistët që recetat që përshkruajnë antibiotikë dhe barna psikotrope të ndalen në barnatore, në mënyrë që të mbetet dëshmi për dispensimin e tyre, dhe të shërbejnë për statistikat e produkteve të tilla farmaceutike.

Për narkotikë, ndërkaq, duhet leje e veçantë për dispensim. Kështu, për shembull Kodeina, analgjetik opiat (derivat i morfinës), që përdoret për trajtimin e kollës së thatë, nuk është bari që përshkruhet shpesh, nuk ipet pa recetë. Kur pacienti vjen me recetë nga mjeku për Kodeinën, receta ndalet në barnatore. Ndryshe, Kodeina në dispozicion në barnatoret tona vjen në formë të tabletës 15 mg, ndërkohë që mënyrën e dozimit e përcakton farmacisti në bazë të recetës dhe kohës së caktuar të përdorimit.

Neni 19 i Ligjit për Produkte Medicinale, Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPM) përcakton nënkategoritë për produktet medicinale që janë objekt i recetës. Një gjë e tillë ndodh kur këto produkte kanë mundësi të paraqesin rrezik për shëndetin publik, në mënyrë direkte apo indirekte edhe po qe se përdoren në mënyrë të rregullt ose pa mbikëqyrje mjekësore.

Sipas këtij ligji, kur produkti medicinal përmban, në sasi të pakufizuar substancë të klasifikuar si substancë narkotike ose substancë psikotrope në pajtim konventat ndërkombëtare në fuqi (Konventat e Kombeve të Bashkuara të vitit 1961 dhe 1971) ose produkti medicinal, i përdorur në mënyrë të parregullt paraqet rrezik të konsiderueshëm dhe shpjen në varësi, produktet medicinale janë objekt i recetës speciale për narkotikë.

Farmacistët pranojnë se ka raste kur pacientët vijnë me kuti të ndonjë ilaçi dhe ata ua japin, mirëpo çdo herë duke ju treguar për qëllimin e barit dhe duke i këshilluar.

“Qetësuesit ose ilaçet e tjera më të rënda nuk ipen pa recetë. Pa recetë ipen vetëm barnat pa përshkrim ose OTC (over the counter)”, thotë farmacistja Rozafa Pireva.

Shumë vende të rajonit dhe botës e aplikojnë sistemin elektronik të regjistrimit të recetave online ose  e-recetave. Kjo recetë elektronike mundëson dërgimin e recetës direkt tek farmacitë. Kjo bën punën e më të lehtë sepse në këtë mënyrë mundësohet krijimi i një regjistri historik të mjekimeve të një pacienti. Një gjë e tillë nuk po ndodh ende në Kosovë sepse vendi ynë ende e përdor sistemin e recetës letër.

ShabanOsmanaj, u.d. drejtor i Departamentit të Inspektoratit Farmaceutik, përmend vetëm një rast gjatë vitit 2016, kur një subjekt (barnatore) pacientit i ka dhënë ilaçin (psikotropin) pa recetë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Ndaj menaxherit të këtij subjekti është shqiptuar gjoba sipas dispozitave ligjore në fuqi, dhe lënda është proceduar në gjyq.

Inspektorati Farmaceutik brenda vitit 2016 pohon se ka realizuar mbi 650 inspektime prej të cilave  288 inspektime të Praktikës së Mirë farmaceutike (PMF).

Sipas ligjit për produkte dhe pajisje medicinale Inspektorati Farmaceutik mund të shqiptojë gjoba në vlerë deri në 1.000 euro, ndërsa veprimet tjera, përveç përgjegjësisë penale gjobiten prej 1.000-50.000 Euro, varësisht nga përgjegjësia e personit dhe dëmet potenciale të shkaktuara në shëndetin e njerëzve.

Puhiza Bekolli

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM