Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shqipja mbetet në standardin e “nivelit për të dëshiruar” në studime

Mar 3, 2017

Ndërkohë që ende nuk ka ndonjë deklarim zyrtar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për mundësinë e futjes së lëndës së gjuhës shqipe në planprogramet universitare, studentët konsiderojnë si të domosdoshme, sepse sipas tyre gjuha në shkrimet e tyre ka nevojë të ketë një nivel të duhur akademik.

Xheneta Salihu, studente e vitit të parë në Fakultetin e Filologjisë, dega Gazetari, ku nuk ekziston lënda e gjuhës shqipe, e sheh si të domosdoshme së paku për një vit, “pasi që ne shkruajmë dhe drejtshkrimi luan një rol të rëndësishëm në punën tonë”.

Njëjtë mendon edhe Albulena Demaku, studente e po të njëjtës degë.

“Është shumë e nevojshme futja e gjuhës shqipe në programet universitare, pasi në të gjitha tekstet që ne i shkruajmë drejtshkrimi paraqitet si vështirësi”.

Zëdhënësi në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti thotë se nëse zyrtarisht iniciohet futja e gjuhës shqipe në programet e njësive akademike, ajo do t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit si çdo lëndë tjetër në procesin e akreditimit.

“(Megjithatë) konsiderojmë që kompetencat që lidhen me gjuhën shqipe do të duhej të arriheshin në arsimin parauniversitar”, thotë ai.

Se niveli i përdorimit të gjuhës standarde shqipe nga studentët nuk është i kënaqshëm konstaton edhe Flutura Çitaku, profesoreshë e gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë.

Rrjedhimisht, sipas saj, nga Universiteti i Prishtinës rrodhi nisma për futjen e gjuhës shqipe në programet e të gjitha fakulteteve, që nga shumica ishte cilësuar si hap i rëndësishëm dhe i qëlluar.

“Mendoj se futja e gjuhës shqipe duhet të jetë obliguese, madje të trajtohet më seriozisht duke angazhuar njerëz kompetentë d.m.th. ekspertë të fushës së gjuhës, sepse, ka pasur raste kur janë angazhuar profesorë të letërsisë dhe pa thirrje akademike”, thotë ajo.

Për më tepër, ajo konsideron se do të ishte funksional organizimi i kurseve të veçanta edhe për mësimdhënësit dhe për menaxhmentin e UP-së, përfshirë këtu edhe punonjësit administrativ.

“Këtë e them duke u mbështetur në shkresat e shumta që na vijnë çdo ditë nga punonjësit e  administratës, ku niveli i zotërimit të standardit të shqipes nga ana e tyre lë shumë për të dëshiruar”, thotë Çitaku.

Hapi i parë në futjen e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në Universitetin e Prishtinës, sipas saj, do të duhej ishte interesimi i studentëve, që mund të shërbejë si sondazh për të parë sa a janë të interesuar ata ta përvetësojnë këtë standard.

Adelina Gjergji

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM