Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një sfidë e re: Riintegrimi i të kthyerve nga luftërat në Lindjen e Mesme

Mar 31, 2017

Prej 316 qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar në luftëra në Siri prej vitit 2012, rreth 117 janë kthyer për arsye të ndryshme.

Sociologia Sibel Halimi, kritikon qeverinë njëkohësisht për mungesën e fushatave kundër terrorizmit dhe të programeve të riintegrimit. Ajo mendon se programet duhet të përmbajnë aspektin psikologjik dhe atë sociologjik që t’i përshtatet të kthyerve për çfarëdo arsye mendon ajo.

“Nuk është e domosdoshme që ne të shpikim ujin e nxehtë, Për këtë ekzistojnë modelet e vendeve tjera se si duhet ndërtuar procesin e deradikalizimit”, thotë Halimi.

Korniza ligjore e Republikës së Kosovës parasheh masa ndëshkuese për personat e kthyer nga luftërat në vendet e huaja. Të kthyerit nga Lindja e Mesme, për të cilët organet kompetente janë në dijeni se kanë marrë pjesë në luftëra, zakonisht vihen në paraburgim deri në përfundim të procesit gjyqësor dhe përfundimisht mund të dënohen me burgim prej 5 muaj deri 15 vjet.

Sipas autoriteteve, deri më tani në Kosovë për mpërfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme apo ndërlidhje me terrorizëm, Policia e Kosovës prej vitit 2013 ka inicuar hetime ndaj 237 persona,ve ndërkohë që janë arrestuar mbi 127 persona dhe janë dënuar rreth 40 persona.

Skënder Përteshi, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mendon se burgosja vetëm sa rrezikon radikalizimin e të burgosurve të tjerë të dënuar për çfarëdo vepre penale. Burgu, sipas tij, ndihmon shumë për përhapjen e ideve dhe krijimin e bazave të një organizate të fuqishme.

“Ku është qëllimi t’i fusim 100 persona në burg dhe t’i nxjerrim 300 të radikalizuar” thotë Përteshi.

Vlerësimi se burgosja rrezikon edhe radikalizimin e të burgosurve të tjerë të dënuar për vepra tjera dhe se burgu nuk ndihmon me deradikalizimin e këtyre personave nëse nuk ekziston një program për integrimin e tyre në shoqëri nuk është i vetmuar në mesin e shoqërisë civile.

Sipas barometrit të sigurisë që Qendra Kosovare për Studimin e Sigurisë (QKSS), nga qershori i vitit 2016, pro riintegrimit kanë qenë 54% të qytetarëve, 24% kanë thënë se këta persona duhet të arrestohen ngase paraqesin rrezik për shoqërinë, ndërsa 16% janë të mendimit se këtyre personave duhet t’iu ndalohet hyrja në Kosovë.

Gazetarja dhe kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra, pohon se në burgje po merren më shumë me “imamët radikal” të cilët mund ta shfrytëzojnë kohën që të radikalizojnë të burgosurit e tjerë.

Në anën tjetër, ajo kritikon organet kompetente që nuk po merren shumë me familjet që kanë së paku një anëtar në luftërat e Lindjes së Mesme sepse ata rrezikohet të margjinalizohen nga shoqëria.

Programi për riintegrim dhe risocializim, sipas Xharrës, do të duhej të ishte shumë i gjerë që do të dallonte nga zona në zonë dhe t’i përshtatej specifikave të secilit.

Prishtina dallon shumë prej komunave apo fshatrave të tjera. Duhet të riintegrohen edhe ato grupe që japin sinjal dhe jo domosdoshmërisht kanë shkuar në Siri dhe Irak”, thotë Xharra.

Burim Ramadani, nga Security Policy Research Center (SPRC), mendon se në luftën kundër terrorizmit Kosova ka krijuar një kornizë ligjore mjaft të mirë megjithëse mund të përmirësohej.

Në këtë sfidë Kosova ende nuk ka qartësuar programin e vet ose idenë e vet se si do të merret realisht me riintegrimin dhe risocializimin të njerëzve të cilët vetëm kanë qenë të radikalizuar ose janë momentalisht në zonat e luftës”,  thotë Ramadani.

Arife Muji, hulumtuese ne QKSS, thotë se qytetarët e Kosovës nuk janë në dijeni për procesin e riintegrimit dhe se çka ky proces ngërthen në vete.

Pasi që Kosova nuk ka mjaft ekspertë me eksperiencë në këtë fushë, Muji mendon se duhet të mirren programet riintegruese të vendeve të tjera evropiane që kanë pasur një shkallë të caktuar të suksesit dhe të përshtaten me kornizën ligjore dhe rrethanat e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnet për dizajnimin e programeve të riintegrimit”, thotë ajo duke shtuar se janë analizuar përvojat e vendeve të tjera.

Programet për riintegrim të këtyre vendeve zakonisht janë të ndara në faza. Fillimisht përfshihet rehabilitimi nëpër burgje i personave të radikalizuar, ku me ndihmën e imamëve u tregohen dallimet mes ideologjisë ekstreme dhe besimit të mirëfilltë, dhe ku psikologët përcaktojnë  shkallën e pëafër të radikalizimit të tyre.

Pason procesi i riintegrimit ku do të përdoret edukimi joformal pasi që nuk ka edukim fetar nëpër shkolla.

“Duhet që qendrat korrektuese të bëhen më atraktive, që t’u jipet një shpresë këtyre personave që janë në fazën përgatitore që të rikthehen në kohën kur ata kanë qenë të joradikalizuar dhe jo të afektuar nga ekstremizmi i dhunshëm”, thotë Muji.

Meqenëse është gati e pamundur të dihet se a janë deradikalizuar vërtetë këta persona, është e nevojshme të jetë edhe faza e tretë, në të cilën personat e deradikalizuar duhet të monitorohen nga policia derisa të ketë mjaft indikatorë që ata kanë arritur ta përfundojnë procesin me sukses.

Muji gjithashtu shton se pasi që këta persona janë kthyer për arsye të ndryshme, është e nevojshme të bëhet klasifikimi i individëve të radikalizuar që të caktohen masat që duhet të mirren për ta. Disa nga të kthyerit janë penduar për veprimet e tyre dhe janë bindur se kanë qenë gabim dhe pajtohen që t’i lënë ato ideologji. Disa të tjerë, megjithëse janë penduar për pjesëmarrje në luftë ende nuk kanë hequr dorë nga idetë ekstremiste dhe të tjerë qe janë kthyer për motive të panjohura që mund të jenë të indoktrinojnë qytetarë të tjerë.

Serbeze Haxhiaj, gazetare që bëri hulumtime rreth ekstremizmit fetar, mendon se duhet implementuar politika të reja për deradikalizimin e personave të kthyer nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe familjeve të tyre. Ajo tregon se gjatë hulumtimeve të saj, ajo ka parë “shenja të radikalizimit të pjesëtarëve të familjes së personave të vrarë në luftërat e Lindjes së Mesme”.

Bulza Çapriqi

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM