Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gratë marrin punësimin në duart e veta

Pri 7, 2017

Arbresha Berisha, pronare në ndërmarrjen prodhuese vendore “Magjja”, është njëra nga pak gra pronare të bizneseve. Ajo po ashtu ka ndihmuar edhe në punësimin e grave të tjera në këtë ndërmarrje, të cilin e ka hapur në fundvitin e 2016-ës në fshatin Llashticë, nëntë kilometra larg Gjilanit, për të ofruar në treg të gjitha gatimet tradicionale në trevat shqiptare.

“Magjja” u ka ofruar punësim direkt grave nga fshati, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë të punësuara. Fillimisht punësim gjetën gjashtë gra nga fshati, e u punësua edhe një shofer për transportin e produkteve. Nisma ishte e vet Berishës, me shpenzimet e saj personale, përkrahjen maksimale nga bashkëshorti i saj dhe nga askush tjetër.

“Planifikojmë të kemi mbështetje nga USAID e të tjera organizata, sikurse që presim natyrisht edhe nga Qeveria jonë përkrahje solide në mënyrë që të shtojmë aftësitë tona konkurruese në treg”, thotë ajo.

E kur bëhet fjalë për punësimin e grave në vendin tonë, sipas Statistikave të Agjencisë të Kosovës, vetëm 11.3% të grave në moshë pune jane të punësuara.

Habibe Berisha, kuzhiniere në ndërmarrjen e re nga fillimi i tekstit, është njëra nga gratë e cila e sheh punësimin e saj si ëndërr.

“S’e kam menduar asnjëherë se do të punoj e të kem rrogën time në derë të shtëpisë”, thotë ajo duke shtuar se punon pa asnjë pritesë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm 18 për qind e kompanive private në Kosovë janë të regjistruara në pronësi të grave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nga mbi 43 mijë biznese të regjistruara, rreth 8 mijë janë me pronare gra.

Përgatitja e ushqimeve me porosi është një prej bizneseve më të shpeshta që gratë përzgjedhin të hapin.

Edhe Azemine Hajrizaj është njëra ndër ato gratë e cila ka zgjedhur të punojë me përgatitjen e ushqimeve, duke kontribuar kështu vet në rritjen e bizneseve dhe punësimit të grave në vendin tonë.

“Këtë iniciativë e kam marrë para shtatë viteve – kam kryer kurse për të qenë e mirë në këtë çfarë bëj. Nuk është e vështirë puna të cilën e bëj, përkundrazi kënaqem sepse e kam dëshirë të kahmotshme”, thotë Hajrizaj.

Fillimisht kishte hapur një lokal hotelier, mirëpo ishte detyruar ta mbyllte për shkak se nuk pati levërdi. Tani punon nga shtëpia, ku të tjerët mund të porosisin ëmbëlsira, dhe kryesisht e furnizon byfenë e Radio Televizionit të Kosovës.

“Choco-Love” në Lipjan është një nga bizneset që merret me përgatitjen e ëmbëlsirave dhe dekorin e tyre. Motrat Pranvera dhe Teuta Sadiku, studente në Universitetin e Prishtinës, e kanë filluar këtë biznes nga dëshira e madhe që kanë për të krijuar gjëra të reja dhe interesante.

“Biznesin e kemi filluar me forcat tona dhe është diçka shumë e veçantë sepse në Lipjan jemi vetëm ne që merremi saktësisht me dekorin dhe që punojmë me porosi të ëmbëlsirave – jemi ‘one of a kind’”, thonë motrat Sadiku.

Ato në të ardhmen e afërt planifikojnë një vend me hapsirë më të madhe, me qëllim të zgjerimit të biznesit, duke shpresuar se për këtë të fitojnë edhe ndonjë përkrahje.

Sipas një studimi të Institutit Riinvest, të bërë tash së voni nga ekonomisti Lumir Abdixhiku, 81% e grave të moshës së punës në Kosovë janë joaktive; më saktësisht 474 mijë gra kosovare të moshës së punës rrijnë në shtëpi.

Ky raport dallon dukshëm kur bëhet fjalë për punësimin e burrave: dy të tretat e burrave në Kosovë janë aktivë, dhe për dallim nga gratë vetëm, 39% e burrave janë joaktivë. Nga 19% e grave aktive, vetëm 12% janë të punësuara, apo katërfish më pak të punësuara se burrat.

Sipas hulumtimit të Abdixhikut, pabarazia vazhdon edhe përtej kësaj meqë për të njëjtën punë një burrë paguhet 1 euro, kurse një grua 93 centë, fakt ky që ishte nga 70% të respodentëve nga një anketim i grave kosovare.

Fatbardha Terbeza

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM