Build Skills with our trainings

Sign up now!

Aborti i vullnetshëm, “vrasje për një jetë të re”

Pri 9, 2017

Kosova në krahasim me disa prej vendeve fqinje, së paku sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka një numër më të vogël abortesh: prej fillimit të vitit deri në tetor të 2016 në Kosovë janë shënuar vetëm 87 aborte. Abortet u kryhen nga femrat prej moshës 15 deri në moshën 45 vjeçare.

Nuk dihet numri i saktë i aborteve në klinikat e shumëta private që funksionojnë në Kosovë, ku nganjëherë është vështirë të merren informatat, ndërkohë që ato vazhdojnë të jenë më të preferueshme nga pacientët, jo vetëm për shkak të kushteve më të mira.

Në Shqipëri e Maqedoni numri i aborteve gjatë një viti arrin nga 4,000 deri në 9,000.

Tetë nga gjithsej 15 femrat që morën pjesë në një anketë të shkurtër të KosovaLive, që pretendon të jetë vetëm një ilustrim, deklaruan se do të pranonin abortin për arsye të ndryshme si përdhunimi, shatëzania e padëshiruar, komplikime shëndetësore etj..

Përdhunimi dhe kërkesa nga ana familjes do të ishte arsyeja e vetme që do të abortoja”, thotë N.P., njëra nga të anketuarat.

Shtatë vajzat e tjera në këtë anketë jopretencioze, e quajtën abortin e vullnetshëm si “një mënyrë e vrasjës”, duke shtuar se fëmija nuk do të duhej të paguante assesi për gabimet e të tjerëve.

Nuk do të bëja abort të vullnetshëm, vetëm në rast të ndonjë komplikimi”, tha Florina Qupevaj.

Aborti I fetusit deri në javën e dhjetë në Kosovë, konsiderohet I ligjshëm.

Për dallim nga institucionet kosovare, të cilat abortin e konsiderojnë të ligjshëm, komuniteti religjioz, e ndalon atë duke e akuzuar si vrasje.

Driton Arifi profesor në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë thotë se aborti konsiderohet I palejueshëm, e sidomos pas 120 ditëve të zhvillimit të fetusit sepse ai fiton jetë.Por nëse rrezikohet jeta e nënës është e lejueshme.

Aborti konsiderohet akt kundër jetës së njeriut në standin e saj fillestar dhe vlerësohet si akt moralisht i rëndë”, thotë Don Fatmir Koliqi, famullitar i Prishtinës, njëherësh si zëdhënës i Ipeshkvisë së Kosovës.

Në marrjen e vendimit për abort sipas sociologes Vjollca Avdiu, jo rallë, kanë mundur të ndikojë edhe faktorët e tjerë, sikur gjinia e foshnjës.

Për lindjen e vajzave, disa popuj të ndryshëm e kanë konsideruar si fat të keq e ngarkesë dhe duke e përdorur infadicidin (vrasja e fëmijëve) janë munduar ta shkelin femrën. Kurse tek shqiptarët, për shkak të kushteve të vështira ekonomike në zona rurale,ka pasur paragjykime rreth lindjes së vajzave, për këtë arsye populli ynë ka preferuar që fëmija të jetë I gjinisë mashkullore.”

Avdiu thotë se kjo dukuri, ndonëse ende e pranishme në disa zona, me kalimin e kohës është në zhdukje.

Gjinekologu dr. Zef Ndrejaj, thotë se në QKUK ndodhin më shumë aborte spontane, por ata kryejnë edhe aborte të vullnetshme në përputhje me ligjin.

Për abortin spontan kemi faktorë të ndryshëm si infeksione, anomali të mitrës, anomalitë kromozomale etj, diçka që nuk mund të zgjedhim. Kurse abortin e vullnetshëm duhet t’i ikim sepse nuk është zgjedhje e mirë”, përfundoi Ndrejaj.

Abortet, natyrisht, kryhen edhe në një numër klinikash të licencuara private, edhe pse gjinekologu Ndrejaj insiston se kushtet më të mira profesionale janë në QKUK, edhe pse pranon se në klinika private kushtet teknike dhe ato higjienike janë në një nivel më të lartë.

Njomza Berisha

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM