Build Skills with our trainings

Sign up now!

Strezoci: Nga miniera më e pasur me magnezit në Ballkan, në një vend të braktisur

Kor 25, 2017

Pa mjete të posaçme, punët kryheshin me dorë, me kazma dhe xehja transportohej me qerre të drurit. Kështu e përshkruan punën e tij, njëri ndër punëtorët e parë të Minierës së Magnezitit në Strezoc, banori 80 vjeçar i këtij fshati, Hafiz Mustafa.

“Vendi i gropimit ishte në kodër të lartë e traktorët nuk kishin mundësi të ngjiteshin lartë. Mirëpo bartja me traktor ka qenë nga Strezoci në Kamenicë, nga aty me kamiona është bërë bartja në Kralevë, ku edhe është bërë përpunimi i saj”, rrëfen ai.

Rroga e tij ishte mjaft e lartë dhe me atë rrogë kishte rritur e shkolluar tetë fëmijët, ndërkohë që në kohën e funksionimit të ndërmarrjes së atëhershme, kishte marrë edhe shtesa të fëmijëve, “një shumë më e lartë se rroga e punës”. Ndërmarrja i kishte ofruar edhe shpërblime si punëtor, sikur edhe një shumë të hollash për të ndërtuar shtëpi.

Ish nënkryetarit të komunës së Kamenicës gjatë viteve 1969-1976, Radomir Djokic-it 88 vjeçar, autorit të disa librave rreth fshatrave të kësaj komune, i kujtohet se miniera ishte një ndër arsyet e zhvillimit të Strezocit, por më vonë edhe të tërë komunës, duke siguruar 30% të buxhetit.

“Inxhinierë nga Beogradi e kanë kontrolluar sasinë dhe kualitetin e Minierës së Magnezitit, pas analizave e konkludimeve kjo minierë ishte shpallur miniera me sasinë dhe kualitetin më të madh në Ballkan”, kujton Djokic-i.

Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimi, miniera ka rezerva më të mëdha të magnezitit në rajon: rezerva e gurit të bardhë e vlerësuar të përmbajë prej 4.5 deri në 5.5 milionë tonë magnezit, prej të cilave 1.5 – 1.7 milionë tonë të xehes së klasës së lartë.

Kohërat kur në minierë një kohë kafshatën e bukës e siguronin madje 1,200 veta, kanë kaluar.

Ish ndërmarrja “Xeherorja e Magnezitit  Sh.P.K .”Strezoc. është privatizuar nga fundi i vitit 2007. Ofertuesi fitues “IMING d.o.o”përmes spin-off-it special, kishte dështuar në përmbushjen e zotimeve të investimit dhe punësimit të 238 punëtorë. Pas mosplotësimit të kushteve, AKP” sërish është në pronësi të kësaj miniere.

“Pritet që të fillojë prap funksionimi i kësaj miniere, mirëpo jemi duke pritur për një person adekuat, serioz për blerje të saj,”  thotë Veton Hajdini, kryesues i Njësisë për Media, Marrëdhënie me Publik nga AKP.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Strezoci kishte më së shumti banorë më 1921 – rreth 2,000. Në peirudhën 1949-1957, Strezoci madje ishte shndërruar edhe në komunë, që më pastaj të shkrihej në komunën e Kamenicës. Nga viti 1991 numri i banorëve ishte zvogëluar në 732, ndërkohë që sot, sipas kryetarit të bashkësisë lokale të fshati, Kujtim Cakolli, këtu jetojnë vetëm 98 banorë. Vetëm pesë prej tyre janë të punësuar në shkollën fillore të fshatit.

Pas privatizimit dhe nga mosfunksionimit të minierës shumë banorë kanë mbetur pa punë dhe shumë prej tyre kanë braktisur fshatin.

Familja Rama nga ky fshat konsideron se në këtë vend nuk ka asnjë prespektivë. Kryefamiljari Shefqet Rama 60 vjeçar, që nga viti 1975 kishte punuar si rojtar në Minierën e Magnezitit, me një “rrogë të mjaftueshme për të mbajtur një famije 10 anëtarëshe”. Sot për të mbjetuar dhe mbajtur familjen ai kujdeset për blektori dhe punon pak tokat. Do të punonte më tepër tokën, po të kishte mjetet përkatëse…

Mustafë Mustafa 44 vjeçar, i cili sot jeton në Gjilan me familjen e tij pesë anëtarëshe, tregon për largimin e tij nga Strezoci pas përfundimit të shkollës fillore. Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme në Prishtinë, meqë një e tillë nuk ekzistonte as në Kamenicë, u kthyer, por nuk kishte mundësi të punësohej.

Sot, si laborant në Gjilan, ku edhe jeton, është i mendimit se ai dhe vëllezërit e tij do të jetonin në Strezoc, po të ishte fshati i zhvilluar si dikur dhe ku më herët funksiononte edhe ambulanca dhe ku kishte mundësi punësimi,.

“Vite më vite Strezoci vetëm zhvillohej. Të gjitha kanë qenë: posta e komunës, ambulanca, u hapën dyqane te ndryshme, këpuctari, gjelltore, noteri, veterinari, edhe kafiteri kishte, e shumë gjera të tjera,” kujton banori Hafiz Mustafa.

Sot në Strezoc i vetmi mini biznes në funksion, është një shitore ushqimore në pronësi të Fadil Ramës, 51 vjeçar i cili thotë se nga ajo siguron të ardhurat për familjen e tij katër anëtarëshe.

Kryetari i bashkësisë lokale të këti fshati, Kujtim Cakolli, pranon se banorët po largohen nga fshati si pasojë e mungesës së punësimit dhe se institucionet lokale nuk kanë bërë asgjë për këtë dukuri.

“Nuk ka vende për punësim, nuk ofrohen subvencione, thuajse mungojnë kushtet elementare për banim, duke përfshirë infrastrukturën”, thotë ai duke kujtuar se investimi i fundit në fshat kishte qenë asfaltimi i rrugës kryesore 1 km tek shkolla, para tre vitesh.

Ai konsideron se gjendja në Strezoc do të ndryshonte po të funksiononte miniera, e cila jo vetëm që do t’i ndihmonte banorët e këtij fshati, por edhe të gjitha vendet rurale përreth.

Në ndërkohë të mbeturit në fshatin Strezoc mjbështeten në iniciatvat e tyre private dhe kryesisht të lidhur me bujqësi, për të siguruar mbijetesën.

Kryefamiljari Rexhep Sylejmani 57 vjeçar thotë se për kultivimin e mjetdrave kishte marrë vendimin me bashkëshorten dhe fëmijët e tij dhe se për këtë ishte mbështetur financiarisht nga vëllezërit që jetojnë jashtë Kosovës.

Ish punëtori i ndërtimarisë, tash më në moshë dhe jo shumë energjik, Rexhepi ishte vendosur të orientohet në kultivimin e mjedrave.

“Nuk duam të jetojmë në ndonjë vend tjetër dhe për të jetuar këtu e pamë si mundësi të mirë…”, thotë ai.

Përveç mjedrave ata punojnë tokën dhe merren me bletari dhe prodhimin e mjaltit.

Në anën tjetër, djali i tyre Aridoni 18 vjeçar, këtë vit do të studiojë në Prishtinë dhe nuk mendon të kthehet për jetesë në Strezoc.

“Nuk shoh të ardhme këtu, vetëm nëse ndonjëherë ndryshon diçka. Nëse jo, pas përfundimit të studimeve, unë mendoj të qëndroj në Prishtinë të punoj atje. Këtu të vij vetëm për uikende.”

Drejtori i Administratës së Përgjithshme të komunës së Kamenicës, Valon Maliqi, thotë se komuna është e vetëdijshme për zvoglimin e numrit të banorëve të këtij fshati dhe se kjo është një dukuri negative që ndodh edhe në vende tjera.

“Strezoci ka pak banorë, komuna nuk ka mundësi të ofrimit të subvencioneve. E vetmja gjë që komuna mundet me i ofru banorëve, është këshillimi i bujqve që shprehin gatishmëri për punim të tokës”, tha Maliqi.

Nafije Sylejmani

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM