Build Skills with our trainings

Sign up now!

Projekti #SUPROMEDIA – Mbështetje mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor

Dhj 1, 2017

Qendra Mediale Beta (MBC), në partneritet me #BetaPress (Beograd), #KosovaLive (Prishtinë),#TelevizijaTelma (Shkup) dhe blogeri Slobodan Vasković (Banja Luka) fillon projektin SUPRO MEDIA.

Produksioni i projektit e ka një faqe të veçantë nëwww.beta.rs të titiulluar MBËSHTETJE MEDIAVE (ose SUPRO MEDIA). Krahas kësaj agjencia Beta do të distribuojë pa pagesë këtë produksion rrjetit të saj të shfrytëzuesve dhe publikut nëpër serviset e saj të lajmeve.Produksioni do të shpërndahet edhe në rrjetet sociale të Beta-s dhe në portalin Euroaktiv (www.euroactiv.rs) në gjuhën serbe dhe në atë angleze.

Organizata mediale KosovaLive do ta vendos produksionin në faqet e saj www.kosovalive.com dhewww.kosovalive.org, dhe pa pagesë do ta shpërndajë këtë në serviset e saj edhe përmes rrjeteve sociale, në gjuhën shqipe dhe angleze.

TV Telma do ta vendos produksionin nëwww.telma.mk në gjuhën maqedonase, e kur kjo bëhet e mundur edhe në gjuhën angleze.

Blogeri Slobodan Vasković do të vendos produksionin multimedial në gjuhën serbe në blogun e tij në https://www.slobodanvaskovic.blogspot.ba/

Ky produksion është mbështetur nga European Union Kosovo dhe është pjesë e programit “Mbrojtja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, që realizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë si pjesë e projektit “Platforma rajonale për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurinë e gazetarëve të Ballkanit Perëndimor”: Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë, Asociacioni i Gazetarëve të BeH, Shoqata Gazetareske e Kroacisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Mediave e Malit të Zi. Safe Journalists

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM