Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një votë mes presioneve dhe premtimeve jo gjithaq të qëndrueshme

Jan 3, 2018

Organizata mediale KosovaLive para zgjedhjeve lokale të fund tetorit 2017 ka mbajtur tetë punëtori “Votuesit e ri për një të ardhme më të mirë” me të rinjtë të moshës 18 deri 22 të cilët votojnë për të parën herë, si një platformë ku ata do t’i identifikonin nevojat e tyre në komunat ku jetojnë, dhe e cila do të shërbente edhe si stimulim për pjesëmarrje në procesin e votimeve.

Në fokus të këtyre punëtorive interaktive votuesit e rinj janë njoftuar me programet e kandidatëve të cilët garonin në zgjedhje për kryetarë komunash dhe asambleistë, i kanë analizuar premtimet e tyre dhe kanë ngritur problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe bashkëqytetarët e tyre.

Në çdo punëtori kanë marrë pjesë dhjetra votues të rinj të cilët në bashkëpunim me trajnerët kanë  dekonstruktuar programet politike të kandidatëve për kryetarë komunash dhe nëse këto programe kanë pasur ndikim në orientimin e tyre politik.

Punëtoritë janë mbajtur në qendrat më të mëdha të Kosovës, përfshirë edhe ato me banorë shumicë serbë: Prishtinë, Graçanicë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Veriu i Mitrovicës, Pejë dhe Gjakovë. Të gjitha këto komuna dhe punëtoritë do të portretizohen veç e veç në javët në vijim. 

Një votë mes presioneve dhe premtimeve jo gjithaq të qëndrueshme

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut më 2011 kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë të organizuar nga Agjencia e Statistikave e Republikës së Kosovës, kështu që supozohet se në këtë komunë aktualisht jetojnë rreth 22 mijë banorë, në mesin e tyre 19 mijë serbë, 2 mijë shqiptarë dhe rreth 1 mijë pjesëtarë të komuniteteve tjera minoritare (romë, goranët, boshnjakë…).

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 22 tetor 2017 të drejtë vote kanë pasur 21,797 qytetarë e këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 8,269 gjegjësisht 36,74%.

Për kryetar të kësaj komune kanë kandiduar katër kandidatë: Goran Rakić nga Lista Srpska, Oliver Ivanović nga Gradjanska inicijativa “Srbija, demokratija, pravda”, Betim Osmani nga Aleanca Kosova e Re dhe Gonxhe Çaushi nga Partia Demokratike e Kosovës.

KosovaLive në periudhën parazgjedhore organizoi punëtorinë me votuesit e rinj nga Mitrovica e Veriut, të cilëve iu bashkangjitën edhe moshatarët e tyre nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, të cilët për të parën herë kanë pasur rastin të votojnë, në mënyrë që së bashku me trajnerë t’i identifikojnë premtimet e kandidatëve, problemet reale në lidhje me perspektivën e tyre dhe eventualisht të marrin vendimin a do të dalin në zgjedhje.

Është interesante se tek pjesëmarrësit e kësaj punëtorie është vërejtuar një dozë mosbesimi ndaj kandidatëve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, për ç’arsye para vet mbajtjes së punëtorisë gati gjysma e tyre nuk kanë qenë të sigurtë se ka motiv të dalë në zgjedhje.

Në një hulumtim në nivel të Kosovës, të kryer nga Grupi për Studime të Avancuara (GAP), mes tjerash, edhe rreth faktorëve që përcaktojnë votat e qytetarëve, është analizuar edhe pozicionimi i tyre për kandidatë për kryetar komune nga ndonjë etni tjetër. Kur duhet votuar për kandidatët e një etnie tjetër, del se boshnjakët (83%), shqiptarët (53%) dhe serbe (43%) janë më refuzues, ndërkohë që më të hapurit në këtë aspekt janë të anketuarit me përkatësi egjiptiane (86%), rome (75%) dhe gorane (75%).%

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, kryesisht serbët të cilët përbëjnë pjesën dërmuese, ishin nën presion të hapur nga Beogradi zyrtar, që prej tyre kërkonte të votojnë për Lista Srpska, pas formimit të cilit edhe qëndron. Gjatë fushatës parazgjedhore në këtë komunë, por edhe në komunat e tjera me popullsi shumicë serbe, ka mbretëruar një pakënaqësi e heshtur e një numri qytetarësh të cilët, në rastin më të keq, kishin frikë se mund të mbesin pa vend pune në qoftë se do të votonin, për shembull, për ndonjë parti tjetër apo për kandidatin e partisë tjetër.

Megjithatë, pjesëmarrësit e punëtorisë kanë identifikuar nivelin arsimor dhe angazhimet e mëhershme të dy kandidatëve nga Lista Srpska dhe Gradjanska inicijativa “Srbija, demokratija, pravda“, por nuk kishin informata mbi dy kandidatët e tjerë, Betim Osmani dhe Gonxhe Çaushi.

Të rinjtë kanë identifikuar problemet në komunën e Mitrovicës Veriore siç janë siguria, rrugët e këqia, papunësia, dhuna, kriminalitetit në mesin e të rinjve, mungesa e reciklimit, gjegjësisht mbeturinat komunale.

Në analizën e premtimeve parazgjedhore të dy kandidatëve kryesor (Rakić dhe Ivanović), kanë ardhë në përfundim se ata kanë dhënë premtime sipërfaqësore dhe se nuk janë qasur më seriozisht të gjitha atyre problemeve.

Pas punës në grupe janë vërejtur disa konstatime të tilla. Rakić dhe Ivanović.

“Në Mitrovicë kandidatët për kryetarë ishin Rakić dhe Ivanović, kemi gjetur se Rakić ka deklaruar se do të sigurohet jeta më e mirë e serbëve në katër vitet e ardhshme, por nuk ka theksuar se si do ta bëjë atë, por se ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë. Prapseprap, kjo është mbështetja e tij por jo edhe e jona. Pastaj, duke iu drejtuar të rinjve, ka premtuar se pas zgjedhjeve do t’i punësojë të rinjtë, ka qëndrime ambicioze rreth zgjedhjeve, por të shohim çka do të ndodhë”.

Nga ana tjetër, Oliver Ivanović ka premtuar të ardhmen e sigurt, se do t’i zgjidhë problemet në trafik, mungesën e parkingjeve dhe se këtë do të realizojë në dy vitet e ardhshme, meqë do që për dallim nga qeveria paraprake të mundësojë mirëqenie të njëmendtë, një të ardhme më të mirë me angazhimin e përbashkët me qytetarët”.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit kanë dhënë edhe komente që shpienin në përfundimin se në njëfarë mënyre prapseprap janë të përcaktuar se për kë do të votonin nëse vendosin për të votuar.

Kështu një prej pjesëmarrësve ka deklaruar se ajo nuk di si duket Goran Rakić-i, e tjetri tha se Rakić ka premtuar hallën sportive në mandatin e kaluar por se kjo nuk është realizuar.

Pjesëmarrësit e punëtorisë ishin të informuar shumë mirë për Oliver Ivanović-in, sikur edhe për angazhimin e tij paraprak politik, sikur edhe për atë se ka qenë në burg.

Si ka kaluar fushata parazgjedhore dhe çfarë u kanë premtuar kandidatët për kryetarë të komunës së Mitrovicës së Veriut?

Duket se fushata parazgjedhore në Mitrovicën e Veriut ishte shumë e ashpër, sidomos në mes Rakić-it dhe Ivanović-it.

Në raportin e vet këtë e ka konfirmuar edhe Misioni i Bashkimit Evropian, i cili ka konfirmuar se “atmosfera e fushatës është penguar me frikësime brenda komunitetit serb, e sidomos në fokus ishin subjektet politike që nuk janë nga radhët e Lista Srpska e as kandidatët e tyre”.

Alojze Peterle, i cili udhëhoqi misionin vëzhgues të BE-së ka deklaruar për media se ka raporte kredibile për përjshtimin politikisht të motivuar të të punësuarve në institucionet publike, dhe se fushata është prishur me një shabllon të frikësimit, sikur edhe me raste të dhunës drejtuar ndaj kandidatëve dhe votuesve, dhe më reagimin joadekuat të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Kjo ka përfshirë edhe presionin mbi kandidatët individual që të tërhiqen.

Në paraqitjet parazgjedhore para qytetarëve, po ashtu kanë dominuar porositë e lidhura për “mbijetesën e serbëve në Kosovë e Metohi” ose mbi nevojën për unitet serb dhe nacional.

Kandidatët për kryetarë komunash kryesisht kanë dhënë premtime të lidhura me hapjen e vendeve të reja pune.

Kështu, Goran Rakić, një ditë para heshtjes parazgjedhore, ka theksuar se me sigurimin e 78 vendeve të përhershme pune: 35 profesorë në lëminë e shkencave natyrore, të drejtimit të gjuhës, artit, shkencave natyrore dhe sektorit TI, 6 vendeve të punës për arsimtarë e edukatorë, dhe 22 punëtorëve administratitivë, do t’i përmbush premtimet e tij, por se nuk do të ndalet me kaq.

Oliver Ivanović konsideronte se punësimi në arsim, shëndetësi, qeverisje lokale duhet të “harrohet”.

Ai konsideronte se programet e dedikuara për të kthyerit në të ardhmen duhet të orientohen në bujqësi dhe në prodhimtarinë e ushqimit si mënyrë që të zgjidhet problemi i mbijetesës afatgjate.

“Pronat tuaja duhet t’i përpunoni dhe t’i mbillni me kulturat të cilat sjellin më shumë se drithi,” ka thënë Ivanović dhe ka theksuar se përfitimi të cilin e realizojnë do t’i mbajë në këto hapësira.

Ai, megjithatë, konsideron se kjo nuk mund të realizohet pa ndihmën e Serbisë.

“Ata mund të marrin ndihmë nga organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet kosovare, por pjesa dërrmuese e ndihmës të cilën qytetarët këtu e vlerësojnë është ajo që vjen nga Serbia”, ka deklaruar Ivanović para mediave të Mitrovicës së Veriut.

Ndryshe, nuk ekziston ndonjë evidence e saktë sa është niveli i papunësisë në komunën e Mitrovicës Veriore, por supozohet se ka me mijëra qytetarë që presin nga udhëheqësia komunale që të ndihmojë në hapjen e numrit më të madh të vendeve të reja pune.

Mu papunësia e madhe sidomos në mesin e të rinjve konsiderohet si arsye kryesore për shtimin drastik të shkallës së kriminalitewtit në dy vitet e fundit.

Vetëm për nëntë muaj e vititi 2017 në Stacionin Policor “Mitrovica – Veri” janë regjistruar 303 raste. Prej tyre, 35 raste të shkeljes së rendit dhe ligjit publik dhe 268 vepra penale, ka deklaruar komandanti i kësaj njësie, Đorđe Karamarković. Ai ka shtuar se prej 268 rasteve, 138 janë bërë nga kryesit e panjohur, ndërkohë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë zgjidhur 53 raste. Më 2017 kanë ndodhur tri vrasje, 16 raste të kërcënimeve dhe 26 sulme më motive potenciale ndëretnike.

Aca Mitić nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicën Veriore ka deklaruar për media se “sistemi jo i plotë dhe jofunksional i sundimit të ligjit, lë hapësirë për përhapjen e dukurive deviante shoqërore në Kosovë”.

“Limitimi i konsiderueshëm në qasje ndaj programeve mbështetëse për vetëpunësim, sektori i stëngarkuar dhe jo i transformuar publik, jostabiliteti dhe situata e lëkundshme e sigurisë që ndikon në përmbajtje nga investimet në sektorin privat – krejt këto janë faktorë që i kontribuojnë përqindjes disfatiste të papunësisë në mesin e të rinjve. Nëse i zgjidhim këto probleme jetike në shoqërinë tonë, do t’u ndihmojmë edhe të rinjve që ta ndërtojnë jetë e tyre këtu në Kosovë si pjesëtarë të përgjegjshëm të shoqërisë”, shton Mitić.

Nga ana tjetër, organizata joqeveritare “Humani Centar Kosovska Mitrovica” nga Mitrovica e Veriut, ka realizuar hulumtimin rreth sigurisë së serbëve dhe shqiptarëve në veri të Kosovës.

“Edhe ndjenjat edhe percepcioni për siguri janë të ngjashme te shqiptarët si te serbët. Prania e frikës është pasojë e të gjitha zhvillimeve në 15, gjegjësisht 20 vitet paraprake. Edhe serbët edhe shqiptarët jetojnë në frikë se do të ndodhë një gjë që të jenë të rrezikuar. Në fakt, është i rrënjosur mendimi në mesin e banorëve të Mitrovicës së Veriut se situatën jostabile të sigurisë kryesisht e krijojnë njerëzit që më parë nuk kanë jetuar apo nuk jetojnë në këtë komunë dhe se për krijimin e atmosferës së pasigurisë fajtore është politika”.

Qytetarët e jugut dhe veriut të Mitrovicës gati dy dekada i ndanë ura, por mendimit e shqiptarëve dhe serbëve të atjeshëm rreht urës nuk përputhen. Shqiptarët mendojnë se me hapjen e urës do të rritet niveli i sigurisë për komunitetin shqiptar, për dallim nga serbët që nuk mendojnë kështu.

Nga ana tjetër, qytetarët e Mitrovicës së veriut ballafaqohen me problemin e madh, të mungesës së ujit.

Kompania rajonale “Vovodod Mitrovica” është përgjegjëse për furnizimim me ujë të banorëve të Mitrovicës së jugut dhe veriut, sikur edhe komunës së Zveçanit. Në kompani pohonë se në dy komunat në veri të Kosovës shpenzohet rreth 40 për qind e ujit, dhe se çmimi është se ajo që paguajnë qytetarët në jug të Mitrovicës. Menaxheri ekzekutiv, Sami Miftari me një rast kishte deklaruar se në rastet e ndërprerjes të furnizimit me ujë, Beogradi zyrtar disa herë i është drejtuar edhe Brukselit zyrtar, dhe pas insistimit të këtij të fundit, qeveria e Kosovës kishte subvencionuar ujin që distribuohet në veri të Kosovës.

Nga ana tjetër, drejtorit i Ujësjellësit në veri të Mitrovicës, Miodrag Ralić ka deklaruar se dyshon se  këto dy komuna shpenzojnë 40 për qind të ujit, sepse numri i banorëve që furnizohen me ujë nga Fabrika e Ujit në Shipol, është shumë më i vogël në raport me pjesën jugore të Mitrovicës.

Sipas të dhënave të Kompanisë Rajonale “Vovodod Mitrovica” qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit gjatë vitit shpenzojnë ujë në vlerë prej 480 mijë euro.

Me qëllim të zgjidhjes afatgjate të çështjes së furnizimit me ujë të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, Instituti për Trafik (Saobraćajni Institut) CIP me seli në Beograd, më 2013 ka hartuar dokumentacionin projektues për realizimit e rrjetit të ujësjellësit në vlerë 10,5 milionë euro, por në dy vitet e fundit punimet janë ndalur.

Krerët e ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut dhe të Kompanisë Rajonale “Ujësjellësi Mitrovica”, nuk kanë kontakte direkte kur vjen deri te shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit, kështu që qytetarët kryesisht marrin informata nga mediat mbi arsyet e shkyçjes dhe kur mund të presin se do të kyçen sërish.

Dy kandidatët kryesorë për kryetarë të komunës së Mitrovicës së Veriut thuajse nuk e kanë përmendur këtë problem e as hapat që do të merren me qëllim të zgjidhjes së tij.

Nëse çështja e pagesës së ujit nuk do të zgjidhjet. Fabrika e Ujit në Shipol do të gjendej në situatë edhe më të pasigurt, meqë do t’i mungonte një pjesë e mjeteve financiare, ndërkohë që do të vazhdonte furnizimi jostabil i qytetarëve të komunave Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan, por edhe i qytetarëve të Mitrovicës Jugore, që po ashtu ballafaqohen me mungesën e ujit.

Në periudhën parazgjedhore, në periudhën e raundit të dytë të zgjedhjeve (19 komuna) dhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, organizata mediale KosovaLive njëherësh ka realizuar edhe disa anketa me votuesit e rinj në Kosovë. Synimi i anketave ishte arritja te përgjigja rreth informimit të votuesve kur bëhet fjalë për procesin e votimit, kriteret që ndikojnë që votën e tyre t’ia japin njërit apo tjetrit kandidat. Një pjesë e anketës kishte të bënte edhe me informimin e tyre rreth kompetencave të komunave.

Në një anketë para zgjedhjeve me pjesëmarrësit e punëtorisë në Mitrovicën e Veriut, 38,5 për qind të respodentë ishin përgjigjur se mendojnë se duhet dalur në zgjedhje e votuar për të mirën e tyre.

Në ndërkohë, vetëm 12,8 për qind e tyre mendojnë se vota e tyre do të ndikonte në përmirësimin e kushteve në komunitetin e tyre, për dallim nga gjithsej 56.4 për qind  deklaruar se vota e tyre “ndikon pak” në këtë.

Në anketën, me po të njëjtit respodentë, të kryer pas zgjedhjeve, janë interesante përgjigjet lidhur me përshtypjet e fituara gjatë punëtorisë. Pjesa dërmuese konsiderojnë se kanë mësuar më shumë rreth procesit zgjedhor e 20% pjesërisht.

Nga ana tjetër, mjaft indikativ është edhe disponimi i krijuar pas zgjedhjeve lidhur me dalje në to: 56.7 për qind thonë se “mbase” do të dalin edhe në zgjedhjet e ardhshme, 16.7% se “mbase jo”, ndërkohë që 26.7 për qind e respondetëve janë përgjigjur “nuk e di”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM