Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trajnim Profesional në Gazetari dhe Produksion Medial

Mar 5, 2018

Në këtë trajnim interaktiv profesional, vijuesit do të mësojnë bazat e shkrimit, gazetarisë, dhe prodhimit të kontentit për media në epokën digjitale, duke përfshirë pajisje fotografike, filmike, dhe për audio prodhim. Ky trajnim profesional do t’i përgatis vijuesit për punë në televizion, radio, gazeta, agjenci të lajmeve, portale informative…. Vijuesit do t’i zbatojnë mësimet teorike në projekte në grup. Ata do të shkruajnë artikuj dhe të prodhojnë video për publikim dhe do të ndërtojnë CV-të e tyre me përvojë relevante për tregun lokal, online dhe ndërkombëtar.

Objektivat e Trajnimit Profesional:
-Të mësojë aftësi kritike për të identifikuar, mbledhur, vlerësuar, organizuar dhe shpërndarë informata;
-Të analizojë relevancën e fakteve, duke përdorur elemente të vlefshmërisë së lajmeve;
-Të dallojë lajmet nga “infotainment”, marrëdhëniet me publikun, reklamat dhe blogimet që nuk janë gazetareske;
-Të bëjë dallimin ndërmjet informatës dhe opinionit;
-Të mësojë etikën profesionale për punë në media;
-Të bëjë dallimin mes agregatorit të informatave dhe një prodhuesi të vërtetë të informatave të informatave;
-Të pajiset me njohuri për identifikimin dhe mbledhjen e burimeve primare dhe sekondare;
-Të pajisete me njohuri për atribuimin në gazetari;
-Të pajiset me shkathtësi për shkrimin e artikujve neutral dhe shkrimit objektiv e të paanshëm;
-Të pajiset me aftësi bazike për intervistim dhe të praktikojë teknikat e intervistimit;
-Të shkruajë fjali të thukëta, të qarta, dhe gramatikisht korrekte.
-Të shkruajë storje për revista, gazeta dhe publikime online

Do të Mësoni:
-Identifikimin e ideve dhe temave për artikuj/video storje
-Identifikimin, qasjen dhe intervistimin e burimeve kredibile
-Raportimin për radio, televizion, gazeta dhe media online
-Shkrimin për print, online dhe televizion
-Krijimin e transkripteve për video-storje
-Lekturimin e artikujve dhe transkripteve të videove
-Etikën dhe përgjegjësitë e gazetarëve
-Xhirimin, editimin dhe prodhimin e një video-storjeje
-Identifikimin e muzikës dhe audios për video
-Identifikimin dhe krijimin e fotografisë për artikuj

Trajnimi është i përshtatshëm për:
-Nxënës të shkollave të mesme të interesuar për të studiuar gazetari dhe media;
-Studentë të Gazetarisë, Mediave, Filmit, Shkrimit Kreativ, Letërsisë apo Marrëdhënieve me Publikun/Marketingut;
-Gazetarë të rinj të cilët dëshirojnë t’i forcojnë e avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre dhe të rrisin efikasitetin në punë
-Të rinjtë që duan ta nisin Blog-un e tyre.

Certifikimi:

-Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht do t’u dorëzohet pjesëmarrësve pas pjesëmarrjes mbi 80% të kohës dhe pas përfundimit të kërkesave dhe detyrave në kuadër të programit për prodhimin e artikujve dhe videove.
KosovaLive është fituese e çmimit ComeniusEDUMedia nga Shoqëria e Pedagogjisë Gjermane për Edukim në Media.

Adresa:
-KosovaLive, Pallati i Mediave, Aneksi II, Prishtina, Kosova, 10 000

Kohezgjatja:
-3 muaj (Prill – Qershor 2018)

Orari:
-Numri i oreve: 84 orë
-Të hëneve 11:00-14:00 (3 orë mësim teorik)
-Puna praktike në byro (4 ore në javë) e caktuar individualisht për secilin pjesëmarrës

Çmimi
-Regullt/Regjistrimi i Vonshëm: 510 Euro
-Regjistrimi i Hershëm (Para Mars 20): 410 Euro
-Oferta për Javen e Gruas (Deri më 10 Mars): 345 Euro (përfshinë edhe 1 muaj falas të shfrytëzimit të hapësirës për punë në KosovaLive)
-Pagesa me këste e mundur

Anëtarësim në Byronë dhe Rrjetit me renome ndërkombëtare Global Girl Media Kosova

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, vajzat pjesëmarrësve do të anëtarësohen në byronë edukative dhe profesionale GlobalGirl Media Kosova dhe në rrjetin ndërkombëtar me renome GlobalGirl Media and Network.

Si anëtare ju do të keni qasje në:
-Punë praktike dhe mundësi për mentorim
-Jeni të parat të mësoni për punë në media lokale dhe ndërkombëtare
-1 muaj falas të shfrytëzimit të hapësirës për punë në KosovaLive
-Mundësi për të marrë pjesë në udhëtime edukative nëpër botë
-Qasje në konferenca falas apo me lirim
-Qasje në ngjarje edukative
-Qasje në rrjetin ndërkombëtar të gazetarëve, fitues të çmimeve ndërkombëtare, profesionistë të mediave, aktivistëve të të drejtave të grave, liderëve të komuniteteve dhe artistëve
-CV-ja e juaj do të postohet në databazën tonë për pune dhe online.

Klikoni këtu për të aplikuar!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM