Build Skills with our trainings

Sign up now!

Programi veror i universitetit të Majamit me 150 studentë, shënon 11 vjetorin

Kor 11, 2018

Gjëra të mira ndodhin kur gazetarët e kryejnë si duhet punën e tyre, thotë Ed Arnone profesor i gazetarisë në Univeristetin e Majamit, studentët e të cilit janë pjesë e programit të studimit veror në Kosovë.

Programi mbahet që 11 vjet dhe deri më tash ka pasur 150 studentë. Sivjet 2 studentë bëjnë praktikë për gazetari dhe 7 të tjerë në organizata joqeveritare në Prishtinë.

Përmes këtij programi studentët e kanë mundësinë që të kombinojnë ligjëratat e mëngjesit me punën në terren pasditeve, njëkohësisht edhe të njoftohen me kulturën e një shteti ku më shumë se gjysma e popullsisë përbëhet nga të rinjtë nën moshën 25 vjeçare.

Temat për të cilat do të shkruajnë varen nga pika e tyre e interesit, në fund puna e tyre prezantohet në media elektronike.

Universiteti i Majamit ka programe për studime jashtë vendit dhe në mesin e kurseve është edhe ai për gazetari.

“Desha që studentët të shohin dallimet mes teorisë e praktikës si dhe ndikimin e të kaluarës në formimin e kulturës së një vendi. E në mënyrë që të mos ua kufizojmë mundësitë vendosëm edhe kurse të tjera për studentët tanë që duan të kryejnë praktika në organizata joqeveritare”, tha Ed Arnone.

Sipas tij ky program është një mundësi e shkëlqyeshme për studentët tanë që të mësojnë më shumë për punën e tyre përmes njerëzve të Kosovës.

“Ata shkruajnë storie më të gjata dhe janë në vendin e duhur ku një demokraci ka lindur vonë dhe përballet me sfida. Demokracia është e re e duhet studiuar mënyra se si njerëzit po fitojnë shprehitë e tyre brenda saj”, thotë Ed.

Ndër arsyet pse kanë zgjedhur Kosovën është se siç thonë ata sistemi arsimor, ekonomik, politika në kuvend e çdo gjë tjetër ka pësuar ndryshime.

“Janë në një vend ku përpjekjet e tyre marrin kuptim”, thotë ai,vduke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkruajnë histori turistike, por storie autentike mbi përvojat e njerëzve.

Për të arritur këtë studentët qëndrojnë 8 javë, kohë e cila sipas profesorit është e mjaftueshme për t’i njohur disa problematika shoqërore më thelbësisht.

“Me theks të veçantë dua që këta studentë të kenë histori reale për t’u treguar të tjerëve kur të kthehemi në Amerikë, përtej asaj që e shohin në televizione apo revista”

Përveç ligjëratave studentët kanë edhe kohë të lirë për të vizituar vende, për t’u shoqëruar me njerëz dhe për të dëgjuar historitë e tyre.

“Nxënësve duhet t’u mundësosh të shohin të vërtetën me sytë e tyre, por gjetja e saj kërkon përkushtim. Prandaj kanë për të gjetur nga 10 burime që u flasin për një çështje, e nga këto 10 burime vetëm dy guxojnë të jenë anglishtfolës”, shpjegon profesori.

Sa për gjatësinë e teksteve të tyre thotë se ajo e sfidon kohën e sotme kur po krijohen dembelë informimi edhe pse kemi informata me bollëk. Pjesët më të gjata të shkrimit i japin gjallëri lajmit dhe të lë kuptosh se sa e si ndikon ai lajm apo ajo ngjarje në jetën e njerëzve..

Ai tregon se ua përsërit të njëjtën gjë çdoherë “përgjigjja asnjëherë nuk është në google, e kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Historitë nuk janë mbrenda deskut informativ, por atje jashtë në rrugë a në çdo qosh”.

Edhe asistentja Marina Salnikova thotë se falë këtij programi studentët mësojnë që të trajtojnë tema aktuale nga të gjitha këndvështrimeve.

Sipas saj gama e temave që mund të trajtohen është shumë e gjerë ekonomia, politikat sociale, të drejtat e njeriut, barazia gjinore.

Deri më tani në kursin “Building Democracy in Balkans” ku ajo ligjëron thotë se nga aspekti politik studentëve u interesojnë strukturat politike, partitë në Kosovë dhe rruga drejt intergrimeve euroatlantike.

Çdo mëngjes bëhen diskutime për ngjarje ditore, diskutim për temën që lidhet me atë ngjarje, ftohet nga një folës ekspert i fushës dhe në bazë të këtyre njohurive të fituara secili nga nxënësit e shkruan pjesën e vet.

Patrick Kech, student i kursit të gazetarisë thotë se kjo ishte mundësia më e mirë që i është dhënë ndonjëherë për të bërë diçka në fushën e tij të studimeve.

“Me të ardhur në Prishtinë e dija se nuk kam asfare njohuri për gjërat dhe fillova të kaloj kohë duke lexuar për historinë dhe kulturën kosovare. Pastaj vizitova restorante të ndryshme ku kalova kohë  me njerëz. Deri më tani e cilësoj si një përvojë jashtëzakonisht të mirë”.

Sipas Patrik janë disa vështirësi të vogla që i ka hasur, në disa raste pengesa gjuhësore e në disa të tjera ngurrimi i njerëzve për t’u prononcuar. Megjithatë, Patrick mendon se këtë e kanë bërë mbase nga habia pse një amerikan do të interesohej për ato gjëra.

“Gjërat që mua më interesojnë janë sportet, të ushqyerit e shëndetshëm, por edhe jeta e ushtarëve amerikanë në Bondsteel. Këtu më vjen më vështirë të merrem me gazetari, mirëpo ka ca gjëra që po mësoj t’i bëj më mirë falë punës së redaktorëve dhe stafit me mua”, thotë Patrick.

Studentët çdo ditë vizitojnë vende të ndryshme përreth Kosovës, deri më tani kanë vizituar ato për të cilat kanë dëgjuar në storie televizive ose kanë lexuar diku. Sipas tyre Peja dhe Prizreni janë vende që po i vizitove njëherë do kesh dëshirë të kthehesh prapë.

Patrick në fund e thotë me shaka se me këtë ushqim kaq të shijshëm dhe me hapësirën e mrekullueshme në parkun e qytetit do të rrija shumë gjatë këtu.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

Pandemia kërcënoi dhe cungoi aktivitetet dhe jetën kulturore

Pandemia kërcënoi dhe cungoi aktivitetet dhe jetën kulturore

Ndonëse ka kaluar një vit e sa që kur Covid-19 zbarkoi në çdo cep të botës, gjendja momentale e pandemisë nuk është edhe aq stabile dhe shpresëdhënëse.  Pothuajse të gjitha sferat e jetës janë prekur nga kjo fatkeqësi, përfshirë këtu edhe sferën e organizimit dhe funksionimit të aktiviteteve kulturore. Një numër i madh i koncerteve, premierave, festivaleve, diskutimeve publike, punëtorive e shumë të tjera janë anuluar, duke lënë disa hapa prapa zhvillimin dhe progresin e jetës kulturore.

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM