U mbajt ceremonia e çertifikimit të njëzet e pesë vajzave, pjesëmarrëse të gjeneratës së dytë, tretë dhe katërt të byrosë së vajzave GlobalGirl Media Kosova në #KosovaLive.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara U.S. Embassy Pristina, Kosovo në Kosovë, z.Greg Delawie, mbajti një diskutim te hapur me pjesëmarrëset, duke dëgjuar për përvojat e tyre në terren, si gazetare, si të punësuara në media, dhe si qytetare aktive në diskurset publike.
Vajzat u nderuan me tri lloje të çertifikatave: për ekselencë, për arritje të shquar dhe për pjesëmarrje në program. Deri më tani byroja e vajzave, fituese e shumë çmimeve lokale dhe ndërkombëtare dhe anëtare e GlobalGirl Media (GGM) dhe Women’s Voices Now, është ndër byrotë më të suksesshme botërore e rrjetit të GGM për nga numri i artikujve dhe videove të prodhuara, çmimeve të fituara, dhe numrit të vajzave të punësuara. Falenderime për Royal Bake.
Për më shumë foto nga kjo ditë, KLIKO KËTU!