Build Skills with our trainings

Sign up now!

Interesimi për libër e lexim, megjithatë s’është shuar…

Qer 17, 2019

Për 20 vjet gati sa punon si përgjegjëse e librave në librarinë shumë të frekuentuar “Dukagjini” në Prishtinë, Sabahete Çavdarbasha thotë se ka vërejtur se interesimi për librin, dita-ditës është duke u rritur.

“Lirisht mund të them se interesimi vërehet qysh si fëmijë, kur fillojnë të ecin e kur kalojnë këtu ndalen bash te libraria”, tregon Çavdarbasha.

Kohëve të fundit ishte përhapur mendimi se me zhvillimin dhe me avancimin e teknologjisë, interesimi për librin kishte rënë, se libri po lexohej shumë pak dhe se nuk kishte interesim të mjaftueshëm për lexim. Kishte ankesa thuajse të përditshme se të rinjtë nuk po lexojnë ashtu siç kanë lexuar më herët dhe se interesimi po u humbet dita-ditës.

Tash një kohë të gjatë, shtëpitë botuese të Kosovës dhe jo vetëm, kanë fajësuar internetin për rënien e leximit, më konkretisht në rastin e tyre, për zvogëlimin e shitjes së librit.

Duket se realiteti, megjithatë, nuk është aq i zymtë. Të rinjtë prapë lexojnë ndonëse gjithnjë e më tepër e preferojnë leximin online. Libraritë pohojnë se ka interesim.

“Po! Përderisa sot nëse hyni në librari dhe e shihni që në librari ka libra prej moshave 0-3, pastaj 3-5 e lart deri në moshën e shtyer, padyshim interesimi është i të gjitha moshave” – thekson Besjan Zeneli, pronari i librarisë “Buzuku” në Prishtinë.

Nëse ka nga ata që nuk e kanë mundësinë e blerjes, ka mënyrë tjetër për t’iu qasur librit, e këto janë bibliotekat.

Dhe, prapë, një përfundim tjetër që i tejkalon pritshmëritë del edhe nga bisedat në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, ndër më të frekuentuarat në Kosovë.

Vjollca Tuli, librare kataloguese në këtë bibliotekë për KosovaLive thotë se numri i lexuesve në këtë bibliotekë është rritur.

“Numri po rritet çdo vit. Prindërit vetëdijësohen që ta sjellin fëmijën në bibliotekë që të jetë afër librit dhe të mësojë një kulturë të leximit”, thotë Tuli.

Sipas shefes së bibliotekës, Fatime Mehmetaj, numri i personave të regjistruar në bibliotekë dhe në degët e saj, në vitin e kaluar kishte arritur numrin 9,570.

“Në objektin e ri që është ndërtuar qe dy vjet, është rritur numri i lexuesve. Është e frekuentuar prej fëmijëve e deri te pensionistët…”, thotë Mehmetaj ndonëse pranon se megjithatë dominojnë studentë që regjistrohen dhe i shfrytëzojnë sallat për përgatitjen e provimeve, me librat e tyre, por shfrytëzojnë edhe literaturën e bibliotekës.

Regjistrimi në bibliotekë për një vit është 10 euro, e një libër mund të kushtojë 10 euro.

“Pse ta blejë kur mundet të vijë, ta marrë librin, ta lexojë dhe ta kthejë prapë. Është e vërtetë që libri është goxha i shtrenjtë e sidomos për standardin tonë”, thotë ajo.

Çmimi i librave mund të ndryshojë, por edhe të mos ketë rol vendimtar.

“Ndoshta më shumë priren për të blerë edhe për të lexuar mosha e mesme, për shkak se një pjesë e madhe e tyre i kanë të ardhurat e tyre dhe janë të pavarur”, thotë ai.

“Kur do njeriu, pa marrë parasysh çmimin, një libër në muaj mund ta blejë, mund ta reduktojë ndonjë kafe apo ndonjë pako të duhanit, dhe ta marrë një libër thotë Çavdarbasha e librarisë “Dukagjini”.

Anda Gjikolli

Ky artikull është prodhuar nga KosovaLive në kuadër të projektit Womedia i cili financohet nga Swiss Agency for Development and Cooperation dhe implementohet nga Enhancing Youth Employment.Mendimet, të gjeturat dhe përfundimet e paraqitura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk paraqesin pikëpamjet e donatorëve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM