Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim: “On-K’s Line Internship”

Pri 28, 2020

Nëse dëshironi që të jeni pjesë e aktiviteteve jashtëshkollore duke e bërë një praktikë online, por asnjëherë nuk e keni pasur mundësinë, atëherë kjo mundësi është për ju.

KosovaLive fton të rinjtë e të rejat nga vendet Hajvali, Kodra e Trimave, Deçan, Kamenicë, Kaçanik, Gllogovc, Hani i Elezit, Mitrovicë, Viti dhe Vushtrri që të aplikojnë në programin “On-K’s Line Internship”.

Faza e parë: Të përzgjedhurit do të kalojnë nëpër një punëtori dy ditore mbi rregullat e gazetarisë, mënyrën e raportimit në media të shkruara, radio dhe televizione, si dhe në verifikimin e informatave.

Faza e dytë: 20 pjesëmarrësit që do të përzgjedhen për praktikë tre (3) mujore në pjesën e parë të programit, do të shkruajnë nga një artikull të thelluar mbi një temë të zgjedhjes së tyre për komunitetet e tyre, në bashkëpunim me mentorët/et. Secili/a pjesëmarrës/e që i përmbushë të gjitha detyrat e programit dhe dorëzon artikullin, do të kompenzohet me pagesë.

Për më tepër artikulli më i mirë do të shpërblehet në fund të programit me $350.

Kush mund të aplikoj: Të rinjtë dhe të rejat nga mosha 16+ prej vendeve: Hajvali, Kodra e Trimave, Deçan, Kamenicë, Kaçanik, Gllogovc, Hani i Elezit, Mitrovicë, Viti dhe Vushtrri.

Afati i fundit për aplikim: 10 Maj 2020, 23:59

Ky program është pjesë e projektit “Ngritja e Aftësisë Mediale dhe Digjitale”/”Enhancing Media and Digital Literacy”, e mbështetur nga Albany Associates dhe e financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Kliko këtu për të aplikuar: bit.ly/2KzUVfE

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM