Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për Gazetarët/et Profesionist që kanë humbur punën si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19

Qer 11, 2020

Anembanë botës, pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka destabilizuar industrinë e gazetarisë dhe mirëqenien e gazetarëve/eve. Shumë media janë ndikuar negativisht nga humbjet e të ardhurave nga reklamat dhe gazetarët kanë humbur punën si rezultat i efekteve të krijuara nga pandemia.

Këto ndodhi kanë kontribuar në rrezikimin e shtypit të lirë dhe në qasje në informata kredibile dhe të paanshme.

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme edhe te mediat vendore dhe gazetarët lokal.

Për këtë arsye, KosovaLive me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuadër të projektit “Zhvillimi profesional i gazetarëve/eve gjatë pandemisë” do të ofroj punë për tre (3) gazetarë/e, që kanë humbur punën si rezultat i situatës së krijuar nga pandemia.

Gazetarët/et do të paguhen për 6 muaj (nga muaji Korrik-Dhjetor 2020, me mundësi vazhdimi) për të vazhduar punën e tyre në shkrimin e artikujve dhe krijimin e storjeve, në kuadër të Agjencisë së pavarur të Lajmeve Kosova Live (KosovaLive).

Kriteret e aplikimit:

Gazetarët/et profesionist/e (me mbi 2 vjet përvojë pune) që kanë humbur punën si rezultat i pandemisë.
Gazetarët/et që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Vetëm aplikimet përmes këtij formulari do të merren parasysh! Ju lusim mos dorëzoni asnjë aplikim tjetër.

Aplikimet nga studentët aktual të gazetarisë apo gazetarët pa përvojë të dëshmuar, nuk do të merren parasysh.

Kliko këtu për të aplikuar:  https://bit.ly/3fpL2i7

Afati i fundit për aplikim është: 25 Qershor 2020, ora 23:59.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe implementohet nga KosovaLive.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM