Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kujdesi në të ushqyerit, i domosdoshëm gjatë periudhës së pandemisë

Sht 30, 2020

Përhapja e COVID-19 ka ndryshuar shumë gjëra, ndërsa tashmë virusi është pjesë e rutinës sonë jetësore. Virusi ka ndikuar në mënyrën e jetesës sonë e sidomos në procesin e të ushqyerit, i cili është një nga proceset më të rëndësishme të jetës.

Lidhur me këtë, së fundmi edhe mediat kanë shkruar se gjatë kësaj periudhe shumë prej nesh po i kushtojmë më shumë rëndësi ushqimit, po i dedikojmë më shumë kohë gatimit, duke zgjedhur me kujdes recetat dhe përbërësit, ndryshe nga ushqimet e shpejta dhe të gatshme që njerëzit i preferonin më parë.

Ky ndryshim i dietave dhe mënyrës së të ushqyerit është shumë i rëndësishëm dhe krucial në të pasurit, një imunitet më të fortë dhe një jetë më të mirë, që rrjedhimidht nënkupton larg viruseve dhe sëmundjeve kronike.

Sipas nutricionistes, Vala Pupovci, të ushqyerit e shëndetshëm përgjatë tërë jetës ndihmon në menaxhimin e peshës trupore, parandalimin e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, diabetit, por edhe në mbështetjen e një sistemi të fortë imunitar.

Ajo thotë se një sistem i fortë imunitar  është i domosdoshëm  sidomos gjatë pandemisë, në mënyrë që sëmundja të tejkalohet me simptoma më të lehta, dhe me më pak komplikime.

Përderisa komplikimet shëndetësore gjatë infektimit me COVID – 19 janë më të zakonshme te personat me sëmundje kronike, kurse të ushqyerit shëndetshëm mund të zvogëlojë rrezikun për paraqitjen e sëmundjeve kronike, kjo mund të ndihmojë edhe në zvogëlimin e rrezikut për komplikime shëndetësore gjatë infektimit”, thotë Pupovci.

Ajo gjithashtu sugjeron që koha e karantinimit në shtëpi është mirë të shfrytëzohet për t’u ushqyer edhe më shëndetshëm se zakonisht… Megjithatë, sipas nutricionistes, duke marrë parasysh se gjatë karantinimit në shtëpi aktiviteti fizik është më i ulët sesa zakonisht, duhet t’i kushtohet rëndësi edhe sasisë së ushqimit që konsumohet, në mënyrë që të parandalohet shtimi i tepërt i peshës.

Pupovci rekomandon që gjatë kësaj periudhe të pandemisë t’i ipet rëndësi ushqimeve që kanë përbërës që forcojnë imunitetin, sidomos ato që përmbajnë vitaminën C dhe D.

Disa nga këta përbërës janë ushqime me vitaminë C, pëfshirë këtu portokallin, limonin, domaten e specin, ushqimet e pasura me hekur si mishi i kuq, i pulës, peshkut apo fasulet dhe thjerrëzat, ushqimet e pasura me probiotikë si kosi, turshitë apo ushqimet tjera të fermentuara dhe ato të pasura me zink si produktet e qumështit, arrat dhe farat dhe vezët”, tregon ajo.

Ndërsa, duke ju referuar studimeve më të reja, nutricionistja tregon se personat me nivele më të ulëta të vitaminës D në gjak, kanë simptoma më të rënda të COVID-19.

Edhe Rinor Behluli, instruktor i fitnesit dhe njëkohësisht Master i Arteve në Kulturë Fizike dhe Sport, thotë se duhet të jemi të kujdesshëm se me çfarë ushqimi po ushqehemi dhe cilat janë vlerat e atij ushqimi, pasi sipas tij, vitaminat e mineralet që mirren përmes ushqimit kanë rol kyç në luftimin e viruseve.

Behluli shprehet se të ushqyerit e drejtë dhe e kontrolluar mund të krijojë një imunitet të fortë që ndihmon pastaj në kalimin më të lehtë të COVID-19 nëse infektohemi.

“…Duke pasur parasysh se për të kaluar më lehtë apo mos t’u infektuar fare nga COVID-19 na nevojitet një imunitet i fortë e kjo arrihet me ushqyeshmëri të drejtë dhe të kontrolluar”, thotë ai.

Njëjtë mendon edhe Pupovci, por megjithatë sipas saj, të qenit i shëndetshëm në përgjithësi, të pasurit një peshë të shëndetshme dhe mungesë të sëmundjeve kronike është më e rëndësishme se sa thjeshtë të ushqyerit shëndetshëm gjatë infektimit gjatë COVID-19.

Dea Gashi, 28 vjeçare, tregon se ka tre vjet që mban dieta të ndryshme për të menaxhuar peshën e saj.

Ajo tregon se para pandemisë ishte shqetësuar vetëm për peshën e saj që e kishte fituar ndër vite për shkak të ushqyerjes me ushqime shumëkalorike dhe me shumë yndyrë dhe detyrimisht u ishte nënshtruar dietave të shëndetshme.

“ Ka 3 vite që mbajë dieta për shkak të peshës që për mua ka qenë e madhe. Kam qenë 98 kg dhe kjo më ka shqetësuar prandaj edhe kam vendos të mbajë dieta të ndryshme për humbje të peshës që i kam lexuar në internet”, thotë ajo.

Gashi tregon se të ushqyerit e shëndetshëm për kaq vite e ka ndihmuar atë të ketë imunitet më të fortë, ndërsa siç tregon ajo, gjatë kësaj periudhe është prekur shumë pak nga griprat sezonal, edhe atë herë kur është preku i ka kaluar shumë lehtë.

Ndërsa sa i përket periudhës që nga përhapja e COVID-19 ajo thotë se i është përkushtuar më shumë përgatitjes së ushqimit në shtëpi dhe kryesisht atij të shëndetshëm, derisa tregon se gjatë kësaj periudhe e ka ndjerë më shumë se kurrë nevojën e të pasurit një trup të shëndetshëm dhe jo vetëm peshën.

Gjatë krejt kësaj periudhe të pandemisë dhe mbylljes në shtëpi, e kam ndier nevojën për me u ushqy shëndetshëm për shkak edhe të frikës së po infektohemi, i jam përkushtu më shumë gatimit në shtëpi, ushqimeve të shëndetshme se për herë të parë e kam ndje nevojën e për me qenë e shëndetshme jo vetëm për shkak të peshës por për krejt trupin dhe organizmin tim”, tregon ajo.

Se kjo e periudhë e pandemisë e ka rritur vetëdijën e njerëzve për t’u ushqyer shëndetshëm e thotë edhe Pupovci.

Sipas saj, njerëzit edhe janë vetë – informuar dhe kanë kuptuar se një dietë e shëndetshme është e domosdoshme për një jetesë të shëndetshme.

Edhe Behluli mendon se njerëzit i janë përkushtuar më shumë dietave dhe ushqimit të shëndetshëm në përgjithësi, por jo edhe  fitnessit.

…Jo edhe përkushtimit në fitnes duke parë se shumica më shumë u janë drejtuar parqeve dhe ambienteve të hapura ndonëse i kemi të pakta në numër”, përfundon ai.

Sipas një shkrimi të Worl Bank Blogs i cili i referohet një raporti të Sëmundjeve Globale të 2017-tës, rreziqet metabolike përbëjnë shumicën e pesë rreziqeve kryesore të paaftësisë dhe vdekjeve.

Sipas këtij raporti mbi 2 miliardë njerëz janë në mbipeshë ose mbi 70%, në vendet më të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ushqimi i pasigurt shkaktoi rreth 600 milionë sëmundje dhe 420,000 vdekje të parakohshme në 2010, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke minuar shëndetin dhe sigurinë ushqyese të njerëzve.

Diellza Kabashi

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM