Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në pritje të planit dinamik, me objektiva ambicioze, rreth mjedisit

Dhj 6, 2020

Një analizë e bërë nga Nature Climate Change tregon se emetimet e dioksidit të karbonit janë ulur ndjeshëm me mbylljen totale të njerëzve nëpër vende të botës, mirëpo këto ndryshime janë vetëm të përkohshme dhe duhet kohë dhe mënyra të ndryshme që ato të ndalen.

Masat për mbrojtjen kundër koronavirusit kanë qenë të vazhdueshme qysh prej marsit të këtij viti, dhe kanë përfshirë urdhrat e “qëndrimit në shtëpi”, mbylljet e kufijve dhe masa të tjera që kanë pasur efekte të drejtpërdrejta në përdorimin e energjisë dhe, rrjedhimisht, në çlirimin e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2).

Së fundmi, Bashkimi Evropian ka botuar programin e ri të detajuar për Marrëveshjen e Gjelbër për dhjetë vitet e ardhshme.

Komisioni i BE ka vendosur të rrisë ambicien për të zvogëluar dioksidin e karbonit duke vendosur një objektiv të ri të vitit 2030 për të arritur në 55% nën nivelet e vitit 1990. Para bllokimeve të Covid-19, BE arriti një ulje prej 25%, kështu që politikat e reja duhet të arrijnë më shumë në këtë dekadë sesa arritën në tridhjetë vitet e mëparshme.

Ndryshime serioze, sipas BE-së, pritet të ketë edhe në mënyrën se si individët jetojnë jetën e tyre, pasi do të kërkojë ulje të mëdha të dikosidit të karbonit të prodhuar nga ngrohja e shtëpive dhe transporti privat, si dhe industria dhe bujqesia.

Kosova është palë nënshkruese e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit dhe Palë Kontraktuale e Traktatit per Themelimin e Komunitetit të Energjisë. Politikat e Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë adoptohen nga Komuniteti i Energjisë, nëpërmjet legjislacionit të tregut të energjisë (përfshire energjinë elektrike dhe gazin natyror); efiçiencën e energjisë; burimet e ripërtëritshme të energjisë; mjedisit. Deri më tash Kosova ka transpozuar të gjitha ligjet e BE-së që i përkasin Pakos se tretë të legjislacionit për sektorin e energjisë.

Divizioni për Komunikim me Publikun nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MKA) konfirmon se kjo ministri është duke e hartuar një draft të parë të Planit Kombëtar per Energji dhe Klimë me ndihmën e GIZ-it.

“Ende drafti nuk ka përfunduar, mirëpo duhet cekur se përveç Maqedonisë se Veriut, qe ka dorëzuar një draft të parë për vlerësim paraprak në Sekretariatin e Komunitetit te Energjisë, asnjë shtet, palë kontraktuese nuk ka dorëzuar, ndërsa Kosova ka bërë mjaft progres në përgatitjet e një drafti të parë.”

Krahas hartimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë është duke u punuar edhe në rishikimin e Strategjisë së Energjisë, që do të merr në konsideratë zotimet që do të merr Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet akteve dhe vendimeve të saj, të mbështetura në zotimet që do të merr ndaj BE-së per zhvillimin e sektorit të energjisë.

Pra, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit me ndihmën e konsulencës së financuar nga GIZ janë duke përfunduar fazën analitike të disa skenarëve për të indentifikuar potencialet për caqet për burime të ripërtëritshme të energjisë, efiçiencës së energjisë dhe gazrave sërë. Më të përfunduar kjo detyrë, më pas, do të plotësohet teksti i paplotësuar i kapitujve për secilin dimension të draft dokunetit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë.

Sipas MKA-së ka një nënshkrim të një deklarate të përbashkët në Samitin e Sofjes për vendet e Ballkanit me BE-në, e cila me siguri që në të ardhmen e afërt do të shërbejë si bazë për hartimin e dokumenteve për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë, duke qenë se Green Deal është plan gjithëpërfshirës për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Programit të Qeverisë 2020-2023 të miratuar në qershor 2020 ka përcaktuar zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sektorit privat ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës. Së fundi, në Samitin  e Ballkanit Perëndimor, të  mbajtur më 10 nëntor 2020 në Sofje të Bulgarisë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan deklaratën për Agjendën e Gjelbër.

MKA është në procesin e rishikimit të Strategjisë së Energjisë dhe vendosjes së qëllimeve përmes Planit për Energji dhe Klimë 2030. Këto politika obligojnë Republikën e Kosovës që të synojë dhe zhvillojë politika që promovojnë agjendën e gjelbër përmes përmirësimit të kushteve në ambient dhe aspekteve të tjera zhvillimore.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit pohojnë se janë duke punuar kur vie puna te masat mjedisore të planit kombëtar për Energji dhe Klimë si dhe rishkimi i Strategjisë së Energjisë, do të marrin në konsideratë politika dhe masa që do të ulin emetimet e pluhurit, NOx dhe SO2 deri në kufirin e kërkuar me direktivat evropiane.

“Me një fjalë duhet ecur në drejtimin e duhur drejt pavarësimit nga thëngjilli, duke mos cenuar sigurinë e furnizimit me energji të përballueshme për mundësitë blerëse të konsumatorëve.”

Edhe organizatat jo-qeveritare në anën tjetër janë duke punuar që në Kosovë, cilësia e ajrit të përmirësohet e ndotja e ambientit të jetë sa më e vogël që është e mundur.

“Let’s Do It Kosova” është pjesë e lëvizjes globale “Let’s do it World” e cila është e pranishme në 157 shtete në mbarë botën. Njëra prej detyrave kryesore të organizatës “Let’s Do It Kosova” është që të punojnë në fushata avokuese për të ndikuar tek vendimmarrësit për zgjidhje të çështjeve mjedisore.

Që nga viti 2012, kjo organizatë ka punuar shumë përmes aktiviteteve dhe fushtatave të ndryshme që të ndikoj sado pak në ndalimin e ndotjës së ambientit. Aksioni tyre i ri përfshinë tërë rajonin e Kosovës, përmes fushtarës së tyre më të madhe në vend për mbjelljen e drunjeve – “T’i japim vendit ngjyra”, së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Besnik Shabiu, pjesëtar i kësaj organizate, thotë se kjo fushatë ka për qëllim mobilizimin e institucioneve dhe akterëve të tjerë, si dhe qytetarëve për zgjerimin e hapësirave gjelbëruese në Kosovë.

Për të realizuar këtë do të mobilizohen vullnetarë, sportistë, studentë, nxënës, FSK, Policia, biznese, institucione qëndrore e lokale, shoqata, OJQ dhe çdo individ apo grup tjetër jo-formal që dëshiron që kanë për qëllim gjelbërimin e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe qyteteve tjera ku ndotja e ajrit i tejkalon parametrat normale.

Mirëpo, përpos që do të marrin pjesë në këto aksione, ata do të nxisin dhe përcjellin zbatimin e këtyre planeve. Po ashtu, do të kërkojnë nga secila komunë që të shtojë sasinë e drunjve të cilët do të mbillen. Agjencia e Pyjeve të Kosovës do të jetë njëri nga bashkëpunëtorët kryesorë të fushatës.

Këtë fushatë më të veçantë e bën edhe mbjellja e drunjvë halorë, kjo për shkak së këta drunj janë të paktë në Kosovë. Këta drunj i mbajnë gjethet gjatë tërë vitit dhe janë i vetmi lloj i drurit që ka efekt në zbutjen e ndotjes së ajrit edhe në periudhën e ftoftë të vitit (atëherë kur ndotja e ajrit bëhet alarmante në shumë qytete të vendit).

Fushata do të fillojë nga nëntori i këtij viti dhe do të zgjas deri në vitin 2030. “T’i Japim Vendit Ngjyra” do të përcillet me organizime të veçanta sidomos në ditët e kalendarit mjedisor – posaçërisht në ato që lidhen me gjelbërimin, ujin dhe ajrin e pastër e për detaje më të hollësishme, Shabiu tregon se janë duke punuar ende.

Kryesuesja e grupit të deputetëve të gjelbërt për dy legjislatura radhazi, Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për KosovaLive thotë se në Kosovë për momentin nuk ka plane për një revolucion të gjelbërt pas Covid-19, mirëpo sipas saj, ka domosdoshmëri për politika mjedisore afirmative në Kosovë.

“Niveli i ndotjes së ajrit, degradimi dhe ndotja e ujit dhe e tokës, e bëjnë domosdoshmëri planin për politika aktive mjedisore. A do të jenë revolucionare apo evolutive, do të varet shumë nga vendimarrësit. Për momentin nuk shohin as edhe një angazhim të ekzekutivit për prioritizim apo çfarëdo ndryshimi për politika më aktive në mbrojtje dhe përmirësim të situatës mjedisore në Kosovë.”

Sipas deputetes, në Kosovë duhet të fillohet me një plan të qartë me objektiva ambicioze për ulje të ndotjes. E me të zbatuar ky plan, pastaj mund të matet progresi dhe të fillon vlerësimi i domosdoshmërisë së ndryshimeve të reja në atë plan.

“Me fjalë tjera, Kosovës i duhet një plan dinamik, i cili fillon me masa të mënjëhershme, marrë situatën në terren, ndërsa pasohet me vlerësim dhe rishikim të atij plani çdo gjashtë muaj”, thotë ajo.

Kusari gjithashtu shprehet se politikat mjedisore duhet të jenë bosht i politikës zhvillimore, përfshirë politikat për qëndrueshmëri të burimeve energjetike.

“Në këtë aspekt, plani i mirëfillit i bazuar në ekonominë e gjelbërt do të krijonte strukturë të re të ekonomisë së Kosovës, duke përmirësuar kështu edhe parametrat tjerë ekonomik të cilat në vitet e fundit lënë shumë për të dëshiruar”.

Uranik Emini

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM