Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria e Japonisë ndihmon shëndetësinë e Kosovës me 800 mijë €

Dhj 7, 2020

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Sherrbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e një ndihme të Qeverisë së Japonisë në vlerë prej 800.000 eurove për të siguruar pajisje dhe mirëmbajtur ato.

Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Japonisë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për zgjatjen e ndihmës së Grantit për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të nënshkruar më 21 shtator 2020.

Ky nënshkrimin është bërë nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MSh, Ardian Mehmetaj dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaware.

Marrës i grantit të nënshkruar është Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shfrytëzues i tij është Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për të cilën granti do të shërbejë për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në takimin konsultativ ku është nënshkruar marrëveshje përveç MSh dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Japonisë kanë marrë pjesë (online) edhe Crown Agents Japan me qëllim të zbatimit të donacionit përmes “Japan’s Grant Aid the Economic and Social Development Programme” (Provision of Medical Equipment), që ka për qëllim sigurimin e pajisjeve për SHSKUK

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM