Build Skills with our trainings

Sign up now!

Institucionet e drejtësisë dhe EULEX në luftën kundër korrupsionit

Dhj 9, 2020

Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, ministri i Drejtësisë Selim Selimi, sot ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Gjykatës Themelore të Prishtinës, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Gjatë këtij takimi, temë diskutimi kanë qenë masat e ndërmarra dhe objektivat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri Selimi tha se korrupsioni është pengesa kryesore në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm politik, ekonomik e shoqëror, dhe luftimi i tij mbetet një nga sfidat kryesore dhe një nga prioritetet madhore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Shteti i së drejtës dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit vjen kur infrastruktura ligjore nuk kursen asnjë zyrtarë shtetëror, cilado qoftë pozita e tij në institucione. Kushdo që shkel ligjin duhet të përballet me të” tha ministri Selimi.

Ministria e Drejtësisë, tha Selimi, përmes Projektligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit do t’i mundësoj këtij institucioni që të bëhet identifikimi i hapësirave që mundësojnë keqpërdorimin apo korrupsionin. Poashtu, ministri Selimi, potencoi se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, sjellë një dimension krejtësisht të ri të mbrojtjes së sinjalizuesve në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira dhe paraqet një instrument shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik.

Ministri Selimi ka përmendur edhe Projektligjin për Avokaturën Shtetërore i cili obligon avokatët shtetërorë të ushtrojnë kallëzim penal kur hasin në rastet korruptive.

“Përmes këtij Projektligji, Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe avokatët shtetërorë, obligohen që nëse gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, hasin në ndonjë shkelje ku ekziston dyshim i arsyeshëm për ndonjë element të veprës penale që ndërlidhet me kategorinë e veprave penale kundër korrupsionit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të njëjtit ushtrojnë kallëzim penal në pajtim me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”, tha Selimi.

Në anën tjetër, shefi i Misionit EULEX, Lars- Gunnar Wigemark, theksoi nevojën për bashkërendim të ngushtë dhe shkëmbim të informatave mes të gjitha palëve të interesit, në veçanti mes hetuesve të Policisë së Kosovës, prokurorëve, posaçërisht atyre nga PSRK-ja, dhe gjykatave.

Shefi i Misionit Wigemark mirëpriti iniciativën e ministrit Selimi për mbledhjen e të gjithë partnerëve kryesorë dhe theksoi rolin bashkërendues të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Kelmendi tha se mbeten të përkushtuar në realizimin e mandatit dhe kompetencave të kësaj agjencie, konform kornizës ligjore në fuqi në fushat që lidhen me hetimin dhe parandalimin e korrupsionit, hetimin dhe zbulimin e rasteve me natyrë të korrupsionit, mbrojtjen e sinjalizuesve, përpjekjet për parandalimin e fenomenit të korrupsionit si dhe vetëdijesimin e publikut në hapat progresiv drejt krijimit të një shoqërie ku sundon rendi dhe ligji.

Ndërsa nga institucioni i Prokurorit të Shtetit, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nga Policia e Kosovës, u tha se këto institucione janë mirë të koordinuara për veprimet në luftën kundër korrupsionit dhe do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara në zbatimin e rendit dhe ligjit, megjithatë kërkojnë që të ketë edhe më shumë bashkëpunim nga qytetarët për të raportuar rastet e korrupsionit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM