Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe Shqipëria në parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit

Dhj 11, 2020

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Lulzim Fushtica, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme dhe delegacionit nga Republika e Shqipërisë, të udhëhequr nga drejtoresha e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, pranë Zyrës së Kryeministrit, Lejdi Dervishi.

Në këtë takim u diskutua për metodat që janë duke përdorur të dy shtetet sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, mundësitë e koordinimit të veprimeve të të dy vendeve për parandalimin e këtij fenomeni.

Me theks të veçante u diskutua për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, qasjen që janë duke përdorur të dy vendet, në kthimin në jetën normale të këtyre personave dhe risocializimin e tyre, si një ndër metodat esenciale për kthimin e tyre në normalitet.

Të dy delegacionet u dakorduan që të ndajnë përvojat e përbashkëta, duke marrë për bazë format që kanë përdorur vendet e ndryshme të botës, me qëllim të krijimit të një partneriteti, ku aty ku ka nevojë të dy shtetet të mbështesin njëra tjetrën.

Në fund të takimit të dy delegacionet shprehën nevojën e takimeve dhe komunikimin e vazhdueshëm, në mënyrë që dy vendet të trajtojnë me qasjen e duhur këtë dukuri shumë komplekse.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM