Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vdes gazetari Avni Shabani

Dhj 16, 2020

Ministrja Vlora Dumoshi ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetarit Avni Shabani.

“E nderuara familja Shabani, 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin se është ndarë nga jeta i dashuri i juaj, gazetari i shquar sportiv Avni Shabani.

Jo vetëm ju si familje, por ne si Kosovë, humbëm një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar, një gazetar të shquar i cili ka dhënë kontribut të madh në gazetarinë sportive të vendit tonë. 

Avni Shabani, do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë për gazetarinë sportive sepse ai vazhdimisht me profesionalizmin e tij solli energji dhe pozitivitet në secilin angazhim. Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në gazetarinë sportive të vendit. 

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. 

Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të Avni Shabanit”. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM