Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSH: Përurohet shërbimi i brahiterapisë në Onkologji

Dhj 17, 2020

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përuruar sot shërbimi i Brahiterapisë.

Metoda e Brahiterapisë shërben për trajtimin e sëmundjeve malinje në kontakt direkt tumor- rreze.

Klinika e Onkologjisë do t’i ofrojë këto shërbime nga janari i vitit të ardhshëm, fillimisht vetëm për sëmundjet e organeve gjenitale të femrës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, aktivizimin e shërbimit të ri për trajtimin e sëmundjeve tumorale e vlerësoi lart, duke thënë se i ka munguar Kosovës shumë.

“Ky shërbim i promovuar, i cili është në interes të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, sidomos femrave, një projekt i munguar, por që mungon edhe në vendet e rajonit, është një justifikim i mirë për ne dhe qytetarët e Kosovës, për institucionet, por, mbi të gjitha, për profesionistët shëndetësorë”, tha Zemaj.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, ndërkaq, theksoi se ky investim hyn në kuadër të angazhimit për të ofruar shërbime të integruara për pacientët.

“Ne kemi filluar edhe projektin për frytnim të asistuar artificial dhe për laboratorët cito-gjenetik, që do të kryhet brenda vitit të ardhshëm. Kështu që, në një mënyrë do të rrumbullakësohet cikli komplet i shërbimeve të integruara për sëmundjet malinje tek femrat”, deklaroi Krasniqi.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në anën tjetër, tha se pacientët, të cilët kanë nevojë për këtë shërbim, nuk kanë pse të shkojnë më jashtë vendit.

“Numri i rasteve, që kanë nevojë për këtë shërbim, është relativisht i madh. Brenda një viti këtë shërbim e kërkojnë rreth 50 pacientë. Kjo aparaturë mund të shërbejë edhe për trajtimin e tumoreve të organeve tjera, në raste të veçanta. Gjatë i vitit të ardhshëm, shërbimet me aparaturën e re do t’i zgjerojmë”, tha Kurtishi.

Sipas planifikimeve, brenda 3 muajve të parë të vitit 2021, në Klinikën e Onkologjisë pritet të aktivizohet edhe aparatura e re për radioterapi, e cila do të rrezatojë me teknikën IMRT, që do të ofrojë shërbime të një niveli tjetër, shumë më të përsosura se deri tani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM