Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nis fushata #përhatër

Dhj 19, 2020

Lansimi i Fushatës parandaluese COVID-19 #përhatër nga ekipi i KB në Kosovë dhe Ambasada Britanike, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndet Publik Ekipi i KB-ve në Kosovë, me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit Shumë-partnerësh, UKAid-Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndetin Publik filluan fushatë #përhatër.

Fushata promovon sjelljen e duhur në parandalimin e mëtejshëm të COVID-19, duke plotësuar fushatat tashmë ekzistuese, duke shtuar elemente fizike në qytet, dy animacione dhe postime në mediave sociale.

Të premten, 18 dhjetor 2020, nga ora 14:00 në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ekipi
vendosi dy nga elementët e jashtme të fushatës, maskën gjigante dhe totemin që ndryshon
dritën, duke na kujtuar që të mbajmë masat siç rekomandohen nga autoritetet shëndetësore.

Koordinatorja e Zhvillimit e KB, Ulrika Richardson në fjalën e saj deklaroi: ‘Ne duhet të kujtojmë veten se COVID-19 është mes nesh, dhe do të vazhdojë të jetë kështu, për ca kohë më shumë. Ne duam ta bëjmë COVID-19 të dukshme në mënyrë që të kujtojmë vetes dhe njëri- tjetrit, se ajo që mund të bëjmë është të respektojmë masat, ta mbajmë maskën siç duhet, të mbajmë distancën dhe të lajmë duart. ‘

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i bëri thirrje publikut që të respektojë masat dhe të
festojë me dinjitet dhe duke respektuar kufizimet e vendosura, duke i uruar të gjithëve kohën më të mirë të fundvitit, paqe dashuri dhe shëndet për të gjithë.

Në fjalën e tij ambasadori i Mbretërisë së bashkuar, Nicholas Abbott tha: ‘Mbretëria e
Bashkuar dëshiron të mbështesë Kosovën në luftën e saj kundër virusit, në dy fusha jetësore: shëndetësia dhe arsimi dhe në të njëjtën kohë, ne jemi mirënjohës për mundësinë për të punuar me Kombet e Bashkuara në Kosovë. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta, ne po mbështesim këtë fushatë të rëndësishme që synon të rrisë ndërgjegjësimin, se si secili prej nesh mund të veprojë kundër virusit që po prek të gjithë botën’.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Shëndetin Publik, profesori Naser Ramadani iu referua masave parandaluese si detyrim personal dhe i komunitetit.

“Nëse menaxhojmë sjelljen tonë – maskë – distancë – duar të pastra -, ne mund të vazhdojmë jetën tonë normalisht dhe numri i të infektuarve do të bjerë si rezultat”, tha ai.

Elementë të ngjashëm të fushatës do të instalohen në 6 qytete të ndryshme të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM