Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti zotohet për mbështetje të rregullt financiare të strehimoreve

Dhj 21, 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësueset e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka biseduar për kushtet e punës nëpër këto institucione që janë vënë në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Hoti, është zotuar se përmes Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, do të rishikohen të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje sistematike afatgjatë për çështjen e financimit të këtyre qendrave ku gjejnë strehim viktimat e  dhunës në familje, që janë kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe të formave të tjera të dhunës e të trafikimit.

Kryeministri Hoti, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e strehimoreve si dhe ka ofruar mbështetjen e qeverisë në mbrojtje dhe risocializim të viktimave të dhunës,  duke siguruar konfidencialitet të plotë të identitetit të tyre.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM