Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti sot ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn në 18 vjetorin e vrasjes.
“18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera.
Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!”.