Ka vdekur kompozitori dhe dirigjenti Kristë Lekaj. Ai ka dhënë kontribut të madh në produksionin e Radiotelevizionit të Prishtinës dhe në Korin e Filharmonisë së Kosovës.
Lekaj diplomoi në Akademinë e Muzikës në Beograd, disa vjet ka qëndruar në Tiranë për të marrë mësime në fushën e kompozimit, kurse pas studimeve është kthyer në Prizren, ku punoi si pedagog në shkollën e muzikës.
Kristë Lekaj ka qenë aranzhues i shumë këngëve të muzikës argëtuese, dirigjent dhe krijues i veprave të muzikës serioze.
Ministrja Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e kompozitorit Kristë Lekaj.
“Më preku lajmi për ndarjen nga jeta të kompozitorit dhe dirigjentit, Kristë Lekaj.
Ndarja nga jeta e Kristë Lekajt është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.
Ai dha kontribut të madh në produksionin e Radiotelevizionit të Prishtinës dhe për disa vjet në Korin e Filharmonisë së Kosovës.
Veprat e tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e muzikës.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të kompozitorit, Kristë Lekajt.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”