Build Skills with our trainings

Sign up now!

Merkel konfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën

Jan 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel, diskutuan për menaxhimin e pandemisë Covid-19, zhvillimet aktuale politike në vend,  procesin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin bilateral.

Kryeministri Hoti vlerësoi lartë kontributin e çmuar që ka dhënë Gjermania në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Ai e njoftoi Merkel me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social.

Kryeministri Hoti e siguroi Kancelaren Merkel se, Qeveria në Detyrë e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunuese konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare.

Kryeministri Hoti dhe Kancelarja Merkel biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili u zhvillua mbi parime të qarta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke, në kufijtë aktual. Me këtë rast, Kryeministri Hoti falënderoi Kancelaren Merkel për mbështetjen gjatë këtij procesi.

Kryeministri Hoti dhe Kancelarja Merkel, vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe theksuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral  në çdo fushë me interes të ndërsjellë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM