Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zemaj: Dërgohen në Turqi dy të lënduar nga shpërthimi, së shpejti edhe dy të tjerë

Jan 7, 2021

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sot janë dërguar nëpërmjet dy aeroplanëve për trajtim në spitalet e Turqisë dy të lënduar kurse pritet të dërgohen edhe dy të tjerë pas eksplodimit të bombolës së gazit në Ferizaj.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes.

E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.

Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM