Build Skills with our trainings

Sign up now!

IHMK: Ngritje enorme dhe të shpejta brenda 24h, janë regjistruar në lumenjtë e Kosovës

Jan 11, 2021

Pas reshjeve të shumta të rëna gjatë këtyre ditëve, të cilat kanë përfshi tërë territorin e Kosovës ka shkaktuar vërshime masive nëpër disa zona të vendit. Kësaj gjendje i ka parapri edhe sasia e borës e rënë ditë më parë e cila si pasojë e temperaturave pozitive, është shkrirë me shpejtësi duke e vështërsuar edhe më tepër këtë situatë.

Edhe gjatë 24h të fundit kanë vazhduar reshjet me intensitet të shtuar, në tërë vendin të cilat edhe më tepër e kanë përkeqësuar situatën me vërshime.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në vazhdimësi gjatë këtyre ditëve, por edhe gjatë vikendit, e ka përcjellur me vëmendje të shtuar, situatën hidrometeorologjike në Kosovë sidomos me reshjet, nivelet e ujërave nëpër lumenjtë dhe vërshimet.

Informacionet janë marr në kohë reale, nga një numër i stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike, të cilat kanë një mbulueshmëri të mirë të territorit të vendit. Po ashtu janë bërë edhe matje hidrometrike, në lumin Drini i Bardhë, me që rast është caktuar prurja e ujit, e cila njëherë ka shërbyer për shkëmbim ndërkombëtarë të të dhënave e sidomos bashkëpunim me institucionet homologe në rajon e në rastin konkret me Shqipërinë e cila po ashtu është duke u ballafaquar më vërshime, këto të dhëna kanë shërbyer për parashikim dhe paralajmërim më të saktë me modelet e parashikimit dhe kanë kontribuar në menaxhim më të mirë të kësaj situate. Po ashtu informacionet tona, janë shkëmbyer edhe me institucione të ndryshme evropiane, me të cilat IHMK, ka bashkëpunim dhe është anëtare.

Gjendja momentale e niveleve të lumenjve në Kosovë:

Në të gjithë lumenjtë e vendit, në të cilët kemi matje automatike dhe transferim online të të dhënave në interval kohor çdo 15 dhe 1h, kemi ngritje të niveleve.

Ngritje enorme dhe të shpejta brenda 24h, janë duke u regjistruar në lumin Drini i Bardhë, në profilin hidrometrik në Këpuz, ku brenda 24h, kemi ngritje të nivelit nga 2.726 m në 6.748 m, apo për 3.498 m më shumë, pastaj në lumin Morava e Binçës në Konçl nga 3.313 në 6.616, ose për 3.303 m (shih tabelen).

Parashikimi për ditët në vijim:

Lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve në vazhdim, parashikohet të kenë nivele dhe prurje shumë të larta, ku maksimumi i tyre pritet të arrijë gjatë orëve në vijim.

Situata pritet të stabilizohet gradualisht, duke filluar nga dita e sotme, për të vazhduar me tendencë të rënies së letë të niveleve dhe prurjeve të ujit, e cila do të vazhdojë deri më datë 13/01/2021, ku përsëri do të kemi reshje të herëpashershme shiu dhe bore të intensitetit më të ulët dhe me karakter lokal.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM