Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU “Prishtina” nuk merr përgjegjësi për bllokimin e kanalizimeve pas vërshimeve

Jan 11, 2021

Linjat e Kanalizimit ( ujërat fekale ) në Prishtinë janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara, thonë KRU “Prishtina”.

Sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta ( atmosferike dhe fekale ) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit sidomos në rastet kur ka reshje të vrullshme shiu, siç po ndodhë këto ditë.

Përderisa, Prishtina pothuajse në çdo lagje ka pësuar ndryshime në ndërtime të larta – objekte banesore – rritje e tejskajshme e numrit të banorëve, është dashtë që autoritetet tjera të intervenojnë edhe në infrastrukturën ekzistuese prandaj, kjo me automatizëm ndikon në ngarkesë më të madhe shkarkuese të sistemit të kanalizimit dhe përmbytje në shumë lokacione brenda qytetit.

Ujësjellësi i Prishtinës ka një buxhet të paraparë për investime ( riparim, puseta, zhbllokime, pastrime ) në këtë sektor, gjithsesi ka edhe ekipet profesionale që merren me mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimeve të ujërave të ndotura fekale por assesi nuk mirëmbanë as nuk ndërton rrjeta të kanalizimeve atmosferike pasi që kjo përgjegjësi e autoriteteve të tjera.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit të KRU ,,Prishtina,, sh.a. janë të gatshëm çdoherë që t’u dalin në ndihmë qytetarëve në rastet kur kemi të bëjmë me zhbllokime e pastrime të pusetave të ujërave fekale, por duhet të kihet parasysh që vërshimet pas reshjeve nuk ndodhin për shkak të punës dhe përgjegjësisë tonë!

Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren. U bëjmë thirrje autoriteteve të Komunës së Prishtinës të shohin situatën në terren, të marrin përgjegjësitë e tyre në pastrimin e ujërave atmosferike dhe pastrimin e ujëmbledhësve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM