U.d. presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka nisur vizitën dy ditore në Bruksel.
Të martën, Osmani do të ketë një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për Zgjerim dhe Fqinjësi.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.
Ndërkaq të martën mbrëma, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose.