Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti shikon nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet e lumit Sitnica në Vushtrri

Jan 13, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë për t’u njoftuar nga afër me dëmet të cilat i kanë shkaktuar kësaj komune reshjet atmosferike të ditëve të fundit.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kryeministri Hoti ka vizituar urën mbi lumin Sitnica, afër Fabrikës së Llamarinës, për të parë nga afër dëmet që ka shkaktuar dalja nga shtrati e këtij lumi.

Me këtë rast ai ka paralajmëruar takimin që do ta zhvillojë nesër me kryetarët e të gjitha komunave për të diskutuar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe formimin e komisionit për vlerësimin e këtyre dëmeve.

Kryeministri Hoti edhe një herë ka përgëzuar FSK-në, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM