Build Skills with our trainings

Sign up now!

Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Jan 13, 2021

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike.

Në mbledhjen e 57 me radhë, Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe vendimin  për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, në projektin për sigurinë e rrjetit  të brendshëm të Teknologjisë Informative të Policisë së Kosovës.

Qeveria në detyrë, i ka propozuar kryeministrit Hoti emërimin e Samedin Mehmeti, drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit  të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës.  Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM

Të rinjtë e të moshuarit e Kosovës të rrezikuar nga informatat, lajmet dhe përmbajtja e rreme

Të rinjtë e të moshuarit e Kosovës të rrezikuar nga informatat, lajmet dhe përmbajtja e rreme

Sipas Media Index 2018, të publikuar nga Open Society Institute në Sofie të Bulgarisë, shtetet në rajonin e Balkanit janë më të ndjeshmet dhe më të rrezikuarat në Evropë nga dezinformimi dhe lajmet e rreme. Kjo është kryesisht për shkak të nivelit të ulët të edukimit, numrit të lartë të mediave të kontrolluara nga shtetet apo intereset e bizneseve, dhe për nga mungesa e besimit në shoqëri. Kjo rrezikshmëri nga manipulimi dhe nga konsumimi pa filter i përmbajtjes në media, paraqet një rrezik të madh për rajonin dhe specifikisht për Kosovën.