Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Prej nesër jemi të gatshëm të pranojmë vlerësimet e dëmeve nga komunat

Jan 14, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot fshatin Koretin, në komunën e Kamenicës, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.

Kryeministri në detyrë Hoti tha se, është mirë që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve të institucioneve që të reagojnë në raste të tilla.

“Janë tri lloj dëme që janë bërë, në shtëpi banimi, në vendbanime, gjithandej nëpër komuna, dëmet në infrastrukturë që në disa raste kanë pamundësuar edhe qasje nëpër shtëpi dhe dëmet në tokat bujqësore”, tha kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve.

Gjatë vizitës në fshatin Koretin, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM